Shqiperia

Çfarë ofron Shqipëria për BE-në? Territor për shkëmbim mallarash – përgjigja e Presidentit

Postuar në 04 Qershor, 2017 14:42

Çfarë mund t’i japë Shqipëria Europës? Ja një pyetje që mund të fitojë terren sa më shumë që i afrohemi BE-së, një bashkim për të cilin nuk është çudi që edhe të pendohemi dikur. I pyetur pikërisht për këtë çështje, Presidenti Bujar Nishani, që ndodhet në Berlin në kuadër të takimit të 22-të Ndërkombëtar të Berlinit, dha këtë përgjigje për agjencinë “Deutsche Welle”:

Ambasadori rus: Fryma antiruse në mediat shqip, zgjedhje e gazetarëve. Nuk ka asnjë presion mbi ta...

Postuar në 03 Qershor, 2017 16:24

Ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin, ka bërë një ndërhyre në media duke dhënë disa mendime për situatën aktuale të raporteve ruso-shqiptare. Ambasadori ka dhënë një intervistë për “Abc News” përmes të cilës ka vënë theksin te niveli i ulët i raporteve, që sipas tij vjen si pasojë e qëndrimeve politike të Tiranës. Karpushin ka bërë thirrje për vullnet për marrëdhënie më të mira me Rusinë pasi interesi dypalësh e kërkon këtë, por ai nuk ka shprehur shumë optimizëm.

BE rekomandon zgjerimin e bazës së taksave në Shqipëri

Postuar në 23 Maj, 2017 17:14

Shqipërisë i rekomandohet zgjerimi i bazës së taksave në një kohë që është vendi me barrën më të lartë fiskale në rajon dhe kur ministri i larguar i Financave premtoi zbutje të taksës progresive. Vlerësimi vjen nga Komisionin Europian dhe Banka Qendrore Evropiane në takimin vjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia për dialogun e politikave ekonomike. Në përfundim u dhanë konkluzionet për seicilin vend ku për Shqipërinë u sugjeruan disa rekomandime, ku me ndikim më të madh është ai për zgjerimin e bazës së taksave.

Një rast nga ShBA për të kuptuar vlerën e kasetave dhe takimeve me studentë "ekselence" që marrin tesera

Postuar në 22 Maj, 2017 12:11

Zv. Presidenti amerikan Mike Pence është përballur me në protestë simbolike të disa studentëve gjatë një ceremonie në universitetin Notre Dame në Indiana. Studentët kanë lënë sallën në shenjë proteste thuhet, për politikat e administratës amerikane për martesat brenda të njëjtit seks, imigracionin etj..

Ndërmjetësi i krizës flet për ndikimin e Rusisë në Shqipëri e Ballkan

Postuar në 18 Maj, 2017 11:30

Me përfundimin e turit në ballkan dhe zgjidhjen e krizave politike në Shqipëri e Maqedoni, zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hojt Brahian Ji raportoi në nënkomitetin e senatit për situatën në Ballkan. Siç raporton Radio Europa e Lirë,  zyrtari i lartë i Departamentit të paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan.

Garanci nga kryeministri: Në Shqipëri nuk do bëhet nami

Postuar në 08 Maj, 2017 21:04

Kreu i qeverisë ishte në Berat ku foli para një audience të rinjsh, jo më shumë se 18 vjeç, takim që e përdori për të përcjellë dy mesazhe. E para se Shqipëria nuk ka për t’u destabilizuar pavarësisht skenarëve të Partisë Demokratike dhe e dyta që në 18 Qershor kjo e fundit mbyll kapitullin e saj si forcë politike.

Alfano: Nga Ballkani kemi sinjale të forta për destabilizm

Postuar në 04 Maj, 2017 16:13

Në Ballkan ka shenja të përkeqësimit të marrëdhenieve midis vendeve. Eshtë ky alarmi  që jep ministri i Jashtëm italian, Angelino Alfano teksa ka njoftuar se pikërisht për shkak të këtyre tensioneve do të zhvillojë një takim të ministrave të Jashtëm të Ballkanit në 27 maj. “Zhvillimet shqetësuese në Maqedoni dhe kriza e zgjatur politike në Shqiperi janë shenja serioze të përkeqësimit të marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perendimor”- deklaroi Alfano.

Zv.ministri i Jashtëm rus: Krizat në raportet ruso-shqiptare, për arsye subjektive

Postuar në 02 Maj, 2017 12:49

“Albanian Daily News” i ka marrrë një intervistë zv.ministrit të Jashtëm të Rusisë, Grigory Karasin. Ai pyetet gjerëisht për marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin, situatën në Europë, Ukrainë, Ballitik dhe Poloni. Karasin shpreh pikëpamjet ruse në këtë drejtim, për t’u ndalur në një koment edhe për marrëdhëniet shqiptaro-ruse, që janë të pazakonta.

Liria Ekonomike 2017, Shqipëria bie me 1.5 pikë. Por mbetet ndër vendet më të mira në Ballkan

Postuar në 18 Prill, 2017 09:34

Indeksi i Lirisë Ekonomike i vitit 2017, publikuar nga fondacioni “Heritage” e vendos Shqipërinë në vendin e 65-të nga 180 vende të matura.

Kemi vetëm një pasuri të vërtetë me vlerë: Artin Bizantin dhe Post - Bizantin

Postuar në 16 Prill, 2017 16:48

Maks Velo ka dhënë një intervistë për “Gazeta Shqiptare” publikuar sot, në të cilën flet për periudhën e socializmit, artit në të, artit modern dhe trashëgimisë shqiptare. Në mbylljen e intervistës, Velo, vetë një lëvrues i artve pamore, ka bërë këtë pohim që ka njëfarë rëndësie për të kuptuar klasifikimin e kontributit të shqiptarëve në artin pamor.

Pyetjes “A identifikohet Shqipëria me anë të ndonjë arti, në vizionin tuaj “, Velo iu përgjigj:

Pages

Subscribe to RSS - Shqiperia