Liria Ekonomike 2017, Shqipëria bie me 1.5 pikë. Por mbetet ndër vendet më të mira në Ballkan

Postuar në 18 Prill, 2017 09:34

Indeksi i Lirisë Ekonomike i vitit 2017, publikuar nga fondacioni “Heritage” e vendos Shqipërinë në vendin e 65-të nga 180 vende të matura. Kategoria ku hyn Shqipëria është “Relativisht të Lira”(Moderately free) dhe në renditje vendi ynë ka shënur një rënie me 1.5 pikë krahasuar me një vit më parë. Në dritaren përkatëse Shqipëria vlerëoshet si çdo vend për të drejtat e pronës(rritje), integriteti I qeverisë(rritje), efikasiteti i gjyqësorit(njësoj me 2016), shpenzimet qeveritare(tregues me rënie), taksat(përkeëqësuar), liria e biznesit(rritje), liria e punës(rënie), liria monetare(rënie), liria e tregëtisë(rritje), liria e investimit(njësoj) dhe liria financiare(njësoj). Treguesit e këtushëm na thonë se përkeqësimi lidhet me qeverisjen, politikat e saj, ndonëse në vështrim të përgjithshëm vlerësohet se dekada e kaluar ka qenë e suksesshme në uljen e varfërisë.

Si kategori Shqipëria hyn në ato vende që përbëjnë ndoshta shumicën e atyre që janë matur dhe listimi në fakt nuk vjen në refrencë me kategori standarde si “vende të zhvilluara” ose “të pazhvilluara”. Shqipëria p.sh qëndron më poshtë Kosovës,  apo Bullgarisë, por më lart se Franca, Italia, Portugalia, Mali I Zi, Spanja dhe Bosnja. Greqia, Sllovenia, Kroacia dhe Serbia janë një kategori më poshtë – Mostly Unfree – Më së shumti jo të lira – duke shënuar nivele rënieje në Ballkan. Pesë vendet e para janë Hong Kongu, Singapori, Zelanda e Re, Zvicra dhe Australia.

http://www.heritage.org/index/ranking

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.