Garanci nga kryeministri: Në Shqipëri nuk do bëhet nami

Postuar në 08 Maj, 2017 21:04

Kreu i qeverisë ishte në Berat ku foli para një audience të rinjsh, jo më shumë se 18 vjeç, takim që e përdori për të përcjellë dy mesazhe. E para se Shqipëria nuk ka për t’u destabilizuar pavarësisht skenarëve të Partisë Demokratike dhe e dyta që në 18 Qershor kjo e fundit mbyll kapitullin e saj si forcë politike.

Duan që në Shqipëri të mos bëhen zgjedhje. Duan t’i trembin të gjithë ata që jetojnë në këtë vend se po nuk u bë siç duan ata që drejtojnë Partinë Demokratike, këtu do bëhet nami. Të jeni të sigurt, këtu nuk do bëhet asgjë tjetër, përveç vullnetit të burrave e grave, vajzave e djemve të këtij vendi që e duan Shqipërinë si gjithë Europa, që e duan Shqipërinë me shtet, që e duan Shqipërinë me punë, që e duan Shqipërinë me mirëqenie. Ju e keni parë sa kohë, sa energji na kanë marrë duke e bllokuar Vetting-un. Ju e keni parë sesi nga frika për t’u përballur nesër me drejtësinë, ata janë bërë sot mburoja e gjykatësve dhe prokurorëve që kanë marrë peng Shqipërinë për çerekshekulli. Por kjo e gjitha do të marrë fund në 18 qershor. Kjo e gjitha do t’i përkasë të kaluarës më 18 qershor. Bashkë me këtë kapitull do të mbyllet edhe kapitulli i Partisë Demokratike, siç e keni njohur deri tani”-deklaroi kryeministri.

Pamvarësisht garancive që jep kryeministri, nëse do të shkohet në zgjedhje pa Partinë Demokratike, e panjohura mbetet aq më tepër kur opozita ka paralajmëruar protesta dhe kur qeveria u tërhoq nga eksperimenti i Kavajës për të cilin po ashtu ishin dhënë nga garanci se nuk do të ndodhte asgjë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.