reforma

Ça të bëj tani?

Postuar në 17 Korrik, 2016 14:11

Ai që duket se ka dilemat më të mëdha pas mesazheve të Ilir Metës është kryeministri Edi Rama. Ndodhet para faktit publik ku një pjesë e qeverisë është shprehur kundër variantit të pjesës tjetër të qeverisë për reformën në drejtësi.
Praktikisht fjalimi i Metës zbuloi se Edi Rama deri dje ka folur në emër të një axhende personale që e promovon nga facebook-u dhe jo si kryeministër i një mazhorance. I paaftë të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr negociatat me opozitën, kryeministri i la përgjegjësinë ambasadës amerikane për të zgjidhur çështjen e reformës në drejtësi.

Na duhet reforma në drejtësi, jo fitoret politike me të

Postuar në 16 Korrik, 2016 20:11

Sot ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar rreth incidentit në Presidencë, ku u përfolën lloj-lloj skenarësh. Mirëpo në vend se ministri të shprehet si ministër i Jashtëm, ai shfaqet më i akomoduar me gjuhën e një ish-opozitari të kurdisur nga zyra e Edi Ramës.

"Reforma në drejtësi do të miratohet"

Postuar në 15 Korrik, 2016 17:56

Ambasadori amerikan në Tiranë ka bërë sot një deklaratë për shtyp lidhur me ecurinë e reformës në drejtësi. Lu iu është drejtuar shqiptarëve. Më poshtë deklarata e plotë: 

"Të dashur miq shqiptarë,

A duhet t'i besojmë ambasadorit amerikan?

Postuar në 15 Korrik, 2016 17:07

Ambasadori amerikan Donald Lu ka kompromentuar rëndë pozitat e tij dhe selisë diplomatike të Shteteve të Bashkuara në Tiranë me ndërhyrjen flagrante në hetimet e Prokurorisë për Bankers Petrolium dhe çështjen e shpërthimeve në puset e Patos Marinzës.

Loja e “filoperëndimorit” të vetëm në Tiranë. Dhe një ndihmë nga një zyrtar i nivelit të dytë gjerman

Postuar në 15 Korrik, 2016 15:47

Ambasada gjermane në Tiranë ka shpërndarë sot një deklaratë të një zyrtari të nivelit të dytë në Ministrinë e Jashtme Federale, drejtorit për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë e Jashtme Federale,  Ernst Reichel. Sipas këtij zyrtari fajin për zvarritjen e reformës në drejtësi e ka opozita shqiptare, konkretisht Partia Demokratike. “Pas një pyetësori 91% të qytetarëve janë shprehur pro reformës. Më duhet të pranoj se në të gjithë komunitetin ndërkombëtar pas muajsh teatri politik po mbizotëron një frustracion i madh.

Zyrtarizohet ftesa e kryeministrit: Bëni draftin, mjafton të ketë firmën e BE-së dhe SHBA-së

Postuar në 15 Korrik, 2016 14:23

Vështirë se ka ende ndonjë mundësi për negociatë reale për reformën në drejtësi. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se ajo çfarë mbetet është një propozim i Lulëzim Bashës deri në datën 21 korrik.

LSI nis kundërsulmin ndaj ambasadorit Lu, i nxjerr letrën kompromentuese drejtuar Llallës

Postuar në 15 Korrik, 2016 10:31

Në kohën kur ambasada amerikane ka marrë një rol protagonist në negociatat për reformën në drejtësi, duke imponuar një draft që u jep kompetencë ndërkombëtarëve për kryerjen e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, zbulohet se investimi i ambasadorit për drejtësinë ka prekur edhe çështje konkrete ose nën hetim. Sipas asaj që publikon gazeta "Dita", ambasadori Donald Lu i ka dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla një vit më parë ku i shpreh shqetësimin e tij lidhur me hetimet që po bëheshin në atë kohë ndaj Bankers Petroleum.

Koalicioni ka marrë fund. Drejt zgjedhjeve*

Postuar në 14 Korrik, 2016 20:43

Përpjekjet e shumicës dhe komunitetit ndërkombëtar për një reformë në drejtësi, po prodhojnë një koalicion të ri në Shqipëri. Reforma në drejtësi ka ndarë në dy kampe politikën shqiptare. Pas deklaratës së sotme zyrtare të LSI, ajo ka një qëndrim të ndryshëm nga Partia Socialiste në pushtet dhe diplomatët perëndimorë rreth reformës, duke ju bashkuar qëndrimit të Partisë Demokratike.

Aleanca në krizë, Plani A i LSI-së plotësisht në përputhje me planet e PD

Postuar në 14 Korrik, 2016 12:13

Nuk ka më asnjë dilemë, LSI dhe PD janë me një plan thuajse të përbashkët për formën në drejtësi. Pas disa ditësh heshtje LSI vendosi të sqarojë pozicionin e saj pas propozimit amerikan për reformën në drejtësi. Nënkryetari Petrit Vasili e bëri të qartë se "Lëvizja Socialiste për Integrim ka vetëm një plan, që nga fillimi i Reformës, Planin A, me konsensus dhe sipas Komisionit të Venecias". Vasili u deklarua kundër një drafti ekspertësh duke sjellë si shembull përvojën me kompaninë britanike Crown Agents.

Washington Post sheh zgjedhje të parakohshme në Shqipëri

Postuar në 14 Korrik, 2016 11:04

Ka kohë që qarkullon se Shqipëria mund të hyjë në zgjedhje të parakohshme,por këtë skenar e përforcon më shumë edhe gazeta amerikanen Washington Post. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë arritur të bindin Partinë Demokratike, forca kryesore e opozitës në Shqipëri, për të pranuar një paketë të reformës në drejtësi, e cila konsiderohet themelore për të siguruar nisjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.

Pages

Subscribe to RSS - reforma