Loja e “filoperëndimorit” të vetëm në Tiranë. Dhe një ndihmë nga një zyrtar i nivelit të dytë gjerman

Postuar në 15 Korrik, 2016 15:47

Ambasada gjermane në Tiranë ka shpërndarë sot një deklaratë të një zyrtari të nivelit të dytë në Ministrinë e Jashtme Federale, drejtorit për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë e Jashtme Federale,  Ernst Reichel. Sipas këtij zyrtari fajin për zvarritjen e reformës në drejtësi e ka opozita shqiptare, konkretisht Partia Demokratike. “Pas një pyetësori 91% të qytetarëve janë shprehur pro reformës. Më duhet të pranoj se në të gjithë komunitetin ndërkombëtar pas muajsh teatri politik po mbizotëron një frustracion i madh. Sa here që opozita bën një kërkesë dhe kjo nuk plotësohet ajo gjen një kërkesë tjetër që të mund ta refuzojë më tej reformën. Në sfondin e këtyre përvojave na lind seriozisht pyetja nëse opozita mos po përdor çdo pretekst për refuzim, sepse ajo nuk e do reformën në drejtësi për arsye të ndryshme. Për komunitetin ndërkombëtar vlen: Ne e duam reformën për interesin e këtij vendi, por duam edhe një reformë që e meriton këtë emër dhe nuk i lë gjërat të qëndrojnë në vend”, tha Reichel gjatë një konference që u zhvillua në ambasadën gjermane.

Është e udhës të sqarohen disa gjëra jo pa rëndësi.

Reformën, nga sa perceptohet, e duan të gjithë. Por kjo nuk ka pse të “ngatërrohet” me frikën nga dorëzimi i fateve të saj në duart e një ekipi që drejtohet nga Edi Rama. Sot kryeministri flet përditë e më shumë për SHBA-në dhe BE-në, se reforma është e tyrja. Duke marrë pozën e një perëndimori të bindur, të vetmit madje brenda politikës që po zhvillon një betejë për ta mbajtur vendin në anën e Perëndimit. Kjo është demagogji trashamane, pasi Shqipëria e Edi Ramës është ajo e 100 mijë shqiptarëve të ikur në Perëndim vetëm për vitin 2015, e shqiptarëve që nuk duan të kthehen e që presin në hyrje të La Manshit. Kjo gjoja gjetje elektorale nuk duhet lejuar të gënjejë askënd. Le të kujtojnë të gjithë se nga cilat premisa u nisën të votonin Rilindjen e z. Rama, e ku gjenden sot. Thjesht u ndërruan njerëzit dhe ja tek jemi, nën hyqmin e të paaftëve që sheshin propagandën e ndryshkur të një Rilindjeje që nuk ekziston. Ndaj ai që shitet si shpëtimtari, është problemi dhe ka arsye të besohet se do të bëjë me Drejtësinë, atë që bëri me qeverinë. E ka të dëshmuar me vepra këtë gjë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.