policia e shtetit

Qeveria e portaleve i deklaron luftë Qytetarit Dixhital

Postuar në 26 Mars, 2019 13:49

Policia e Shetit ka shpërndarë sot një njoftim publik përmes të cilit bën me dije se do të bëjë kallëzim penal ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha që sipas saj poston shpifje të pamumërta “ndaj kësaj organizate ligjzbatuese”.

E gjendur nën presionin e pandërprerë të një lumi shpifjesh nga ana e këtij shtetasi, Policia e Shtetit bën me dije se do të reagojë me kallzime penale, duke kërkuar zbardhjen shpejt dhe deri në fund të këtyre shpifjeve, nga Prokuroria.

Qeveria mashtroi për koston e ligjit të kamerave

Postuar në 23 Qershor, 2016 15:32

Ligji për kamerat e sigurisë ngre një sërë pikëpyetjesh jo vetëm për kostot por edhe për transparencën. Nisur nga çmimet e kompanive që tregtojnë dhe instalojnë kamera sigurie, një biznesi do t`i duhet të paguajë 500 euro, ndërsa për Policinë e Shtetit thuhet se nuk ka kosto. Ndërsa nga ana e vet Ministria e Brendshme thekson se për të nuk parashikohen kosto, gjë e cila nuk rezulton të jetë e vërtet pasi edhe vet Policisë do t`i duhet të shpenzojë për zbatimin e ligjit për kamerat e sigurisë.

Kallëzim penal për Strazimirin nga Policia e Shtetit?

Postuar në 29 Mars, 2016 00:28

Publikimi i fotos së sotme ku shfaqet deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, me një objekt në brez, i ngjashëm me pistoletë, ka shtyrë Policinë e Shtetit drejt një kallëzimi penal. Lajmi nuk është ende zyrtar por ai raportohet thuajse nga të gjitha mediat që citojnë burime nga policia. Procedimin penal të Strazimirit e kërkoi edhe nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili dje pasdite kërkoi pikërisht marrjen e masave.

Subscribe to RSS - policia e shtetit