Qeveria mashtroi për koston e ligjit të kamerave

Postuar në 23 Qershor, 2016 15:32

Ligji për kamerat e sigurisë ngre një sërë pikëpyetjesh jo vetëm për kostot por edhe për transparencën. Nisur nga çmimet e kompanive që tregtojnë dhe instalojnë kamera sigurie, një biznesi do t`i duhet të paguajë 500 euro, ndërsa për Policinë e Shtetit thuhet se nuk ka kosto. Ndërsa nga ana e vet Ministria e Brendshme thekson se për të nuk parashikohen kosto, gjë e cila nuk rezulton të jetë e vërtet pasi edhe vet Policisë do t`i duhet të shpenzojë për zbatimin e ligjit për kamerat e sigurisë. Ndërkohë sot Partia Socialiste është tërhequr nga shqyrtimi i dekretit të Presidentit që kthente ligjin për kamerat, pas qëndrimit të LSI-së dhe PDIU-së një ditë më parë në Komisionin e Sigurisë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.