Kallëzim penal për Strazimirin nga Policia e Shtetit?

Postuar në 29 Mars, 2016 00:28

Publikimi i fotos së sotme ku shfaqet deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, me një objekt në brez, i ngjashëm me pistoletë, ka shtyrë Policinë e Shtetit drejt një kallëzimi penal. Lajmi nuk është ende zyrtar por ai raportohet thuajse nga të gjitha mediat që citojnë burime nga policia. Procedimin penal të Strazimirit e kërkoi edhe nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili dje pasdite kërkoi pikërisht marrjen e masave. I pyetur rreth kësaj çështjeje në emsionin e Ilva Tares në Ora- Neës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi se “e kam pyetur Strazimirin dhe më tha që nuk kisha armë”. Ai e ka quajtur pamjen si produkt të “qeverisë së fotoshopit”. Në çdo rast fotografia e Strazimirit ka tërhequr vëmendjen disi nga tema e ditës, protesta, duke i dhënë mazhorancës një argument për të kundërsulmuar ndaj opozitës.  

Comments

Submitted by Kultura (not verified) on

Per mendimin tim, menyra se si ofrohet informacionin nuk eshte aspak e ekuilibruar. Qendrimi i autorit ketu eshte me dy standarde. Ketu ironizohet levizja e policise se shtetit duke e quajtur nje argument per te sulmuar opoziten. Ndersa, per deklaraten manipuluese te z. Basha nuk behet asnje koment. Deklaratat e tij ne emisionin qe ju i referoheni ngjasojne shume me ato qe z. Berisha thurte per te manipuluar publikun. Eshte e drejta e autorit te fokusohet atje ku ai menodn? Patjeter, por nese ju gazetaret shqiptare nuk e kuptoni se kjo lloj censure qe i beni lajmit eshte jo vetem ne demin tuaj edhe te portalit apo gazetes suaj, por mbi te gjitha ne demin e demokracise dhe te fjales se lire, atehere ju ne vend ti sherbeni shoqerise shqiptare e demtoni ate. Sic thote edhe populli, rri shtrember e fol drejte.
Problemi real eshte ndertimi tek liqeni. Per kete nje pjese e opinionit publik eshte e ndergjegjeshme. Por, nga ana tjeter, nuk ka zot ne kete bot, dhe jo gazeta apo portal qe te na mbush mendejn se problemet mjedisore jane kauza e PD. Beni nje xhiro neper Shqiperi me syrin kritik edhe do ta kuptoni se PD, PS e te tjera parti, por vecanerisht PD jane alergjike ndaj ruajtjes se mjedisit. Kjo per faktin e thjeshte sepse ata me shume interesohen per vota, per militante edhe per pasuri. Partite, sidomos keto shqiptare, jane si grupe te organizuara qe kane interesa te caktuara e qe udhehiqen nga dy principe baze, makiavelismi (perdor cdo mjet te ligjshme apo jo, etik apo jo per te arritur qellimin, dmth pushtetin) edhe omerta (koleget mbrohen me cdo kusht edhe nese kane bere krime). Prandaj, lufta e drejte e nje pjese te shoqerise civile nuk duhet njollosur me balten e PD apo edhe te tjerave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.