pd

Kush e financon PS-në dhe kë financon kjo parti?

Postuar në 04 Tetor, 2022 09:39

Në një replikë dje në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar ndër të tjera se financimi rus i Partisë Demokratike, është një fakt i njohur botërisht. Dhe se për të kanë patur dijeni një grup i ngushtë njerësish.

Akuza me natyrë pohuese është një sekuencë e ngopjes së publikut me një fabul që është e rreme edhe nëse fakti është i vërtetë. Sepse një financim rus i PD-së nuk heq apo shton asgjë në cilësinë e vërtetë të partive shqiptare. Që nuk është asnjëra demokratike.

Zonja Kim i detyrohet një ndjesë shqiptarëve

Postuar në 16 Shtator, 2022 17:44

 

Ambasada amerikane në Tiranë ka pranuar si të vërtetë raportimin e “Zërit të Amerikës” për financimin rus të Partisë Demokratike gjatë vitit 2017. E ka pranuar përmes akteve të ambasadores dhe jo deklaratave. Në një njoftim të faqen e vet, ambasada njofton se:

Pse nuk u shpall non grata Lulzim Basha?

Postuar në 14 Shtator, 2022 14:17

Sot në “Zëri i Amerikës” është publikuar një shkrim që pretendon se komuniteti amerikan i zbulimit ka të dhëna se Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka marrë financime nga Rusia në masën e 500 mijë dollarëve. Çfarë do të thotë në optikën amerikane financimi rus? Ai do të thotë që partia përfituese është subjekt aktiv i përçimit të të ashtuquajturës influencë malinje në Ballkanin Perëndimor në këtë rast, me synim minimin e demokracisë.

Dorëzon vulën dhe bravën

Postuar në 21 Mars, 2022 17:29

Lulzim Basha ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Partisë Demokratike.

Grida Duma zbulon ambicien për kryetare duke provuar "qendrën"

Postuar në 16 Mars, 2022 19:34

Ish-nënkryetarja e PD-së i kujtoi sot Lulzim Bashës afatin e largimit nga kreu i partisë. Nga Elbasani, Duma i kërkoi kryetarit të PD-së t’i qëndrojë premtimit të bërë nga vetë ai në mbledhjen e grupit parlamentar.

Deputetët i kanë lënë kohë deri nesër Lulzim Bashës, siç edhe ai e kërkoi në mbledhjen e grupit parlamentar. Disa e kanë në memorie dhe disa të regjistruar që Lulzim Basha tha se hapi im pas dhe tërheqja është e padiskutueshme, vetëm më jepni mundësinë të qartësohem me strukturat.  

IKJA, i vetmi akt i mbetur politik me vlerë për z. Basha!

Postuar në 10 Mars, 2022 14:34

Unë jam gati të bëj çdo gjë në të mirë të PD-së

Nga ngrirja te reflektimi i thellë

Postuar në 10 Mars, 2022 11:50

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha sot se partia ka hyrë në një proces reflektimi të thellë pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit. E renditur e treta në të 6 bashkitë ku të dielën u votua për kryetar, PD-ja mbetet sipas Bashës interesi i tij parësor.  

“Nuk kam humbur asnjë garë, tani nis reformimi i PD-së”

Postuar në 07 Mars, 2022 16:39

Humbjen e radhës, kreu i PD-së, Lulzim Basha, e justifikoi me pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet e pjesshme lokale. Basha renditi si faktorë të ndikimit në rezultat edhe detyrimin e administratës për të votuar dhe ndikimin e bandave.

Faktet janë këto, 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime. Administrata është detyruar të votojë. Bandat janë përfshirë po kështu.  Në një rast PD, i janë mohuar komisionerët, siç është rasti i Vorës. Të gjitha zbehen para braktisjes së procesit të 6 marsit, pjesë e përgjegjësisë edhe lufta, sulmet dhe denigrimi i PD.

Primaret/ PD e Berishës zyrtarizon kandidatët për vendoret e pjesshme

Postuar në 31 Janar, 2022 11:59

Komisioni i Rithemelimit është i pari grupim politik që ka gati listën e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Primaret e organizuara nga e ashtuquajtura PD e Berishës prodhuan 6 kandidatë, me të cilët ajo hyn në këto zgjedhje, sipas të gjitha gjasave nëpërmjet një koalicioni me parti të tjera opozitare. Ndërkohë, pothuajse e plotë është lista e socialistëve.

PD zbulon paktin Berisha-Veliaj përmes një trafikanti

Postuar në 28 Janar, 2022 10:24

Partia Demokratike akuzon ish-kryetarin e saj për një pazar me kryebashkiakun Erion Veliaj, në favor të një të dënuari për trafik droge. Gazeta e partisë që prej themelimit të saj boton sot një reagim të sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili deklaron se Erion Veliaj, Edi Rama dhe Sali Berisha heshtin përballë fakteve të dorëzuara në SPAK lidhur me shembjet te "5 Maji", që lanë pa shtëpi qindra banorë.

Pages

Subscribe to RSS - pd