PD zbulon paktin Berisha-Veliaj përmes një trafikanti

Postuar në 28 Janar, 2022 10:24

Partia Demokratike akuzon ish-kryetarin e saj për një pazar me kryebashkiakun Erion Veliaj, në favor të një të dënuari për trafik droge. Gazeta e partisë që prej themelimit të saj boton sot një reagim të sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili deklaron se Erion Veliaj, Edi Rama dhe Sali Berisha heshtin përballë fakteve të dorëzuara në SPAK lidhur me shembjet te "5 Maji", që lanë pa shtëpi qindra banorë.

Bardhi pretendon se prishja e shtëpive të tyre është bërë për llogari të pazarit 10 milion euro me një të dënuar për trafik droge, i cili i ka përfitua këto para nga fondet e rindërtimit.

"Kallëzimi i depozituar sot në SPAK nga PD, i bazuar në fakte konkrete, rrëzon mashtrimin e aleancës së re mes Erion Veliajt dhe Sali Berishës, për të bërë pis PD dhe demokratët me shpifjet e tyre", citohet Bardhi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.