“Nuk kam humbur asnjë garë, tani nis reformimi i PD-së”

Postuar në 07 Mars, 2022 16:39

Humbjen e radhës, kreu i PD-së, Lulzim Basha, e justifikoi me pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet e pjesshme lokale. Basha renditi si faktorë të ndikimit në rezultat edhe detyrimin e administratës për të votuar dhe ndikimin e bandave.

Faktet janë këto, 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime. Administrata është detyruar të votojë. Bandat janë përfshirë po kështu.  Në një rast PD, i janë mohuar komisionerët, siç është rasti i Vorës. Të gjitha zbehen para braktisjes së procesit të 6 marsit, pjesë e përgjegjësisë edhe lufta, sulmet dhe denigrimi i PD.

Sipas Bashës, këto e bëjnë të domosdoshëm reformimin e PD-së, të cilin ai merr përsipër ta bëjë, duke paralajmëruar se ata që presin ikjen e tij nga drejtimi i partisë pas humbjes, do të zhgënjehen.   

Jam i gatshëm të udhëheq reformimin e PD. Partia nuk është personale. Propagandës dua t’i them se nuk kam humbur asnjë garë, jam përballur me masakra zgjedhore. Trekëndëshi i Bermudës, gjithçka e ka për interesa personale. Kushdo që më kërkon të braktis detyrën, i them se do kthejmë besimin te demokracia, me reformë të thellë zgjedhore, me reformim të PD. Kushdo që pret ikjen time, do të zhgënjehet

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.