Grida Duma zbulon ambicien për kryetare duke provuar "qendrën"

Postuar në 16 Mars, 2022 19:34

Ish-nënkryetarja e PD-së i kujtoi sot Lulzim Bashës afatin e largimit nga kreu i partisë. Nga Elbasani, Duma i kërkoi kryetarit të PD-së t’i qëndrojë premtimit të bërë nga vetë ai në mbledhjen e grupit parlamentar.

Deputetët i kanë lënë kohë deri nesër Lulzim Bashës, siç edhe ai e kërkoi në mbledhjen e grupit parlamentar. Disa e kanë në memorie dhe disa të regjistruar që Lulzim Basha tha se hapi im pas dhe tërheqja është e padiskutueshme, vetëm më jepni mundësinë të qartësohem me strukturat.  

Të distancuar publikisht nga Berisha pas shpalljes së tij non grata dhe përjashtimit nga grupi parlamentar, një pjesë e mirë e deputetëve demokratë, mes të cilëve edhe vetë Duma, që pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit, po shohin si alternativë për ribashkim ngritjen e një komisioni të përbashkët me deputetët e Komisionit të Rithemelimit.

Në Kuvendin Kombëtar të PD-së më 18 dhjetor, Duma i kërkonte Bashës të udhëhiqte pa marrë parasysh “foltoren e turpit”.

Berisha nuk e shlyen dot fajin e madh për abuzimin me ndjenjat e demokratëve duke e kthyer PD-në në një foltore turpi kundër SHBA-ve

Më pak se katër muaj më vonë, shumica e deputetëve që zgjodhën të qëndrojnë në krah të kryetarit, i kërkojnë atij largimin dhe lënë të hapur "derën" për Berishën dhe ndjekësit e tij. Ndërkohë, Basha nuk ka dhënë ende sinjale të qarta në lidhje me hapat që do të hedhë në vijim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.