paris

Masakra në “Comptoir Voltaire”, video e shpërthimit të Brahim Abdeslam

Postuar në 26 Prill, 2016 09:57

Ishte një nga autorët e masakrës së 13 Nëntorit në Paris. Brahim Abdeslam hodhi veten në erë në Cafe-Restorant “Comptoir Voltaire”. 31 vjeçari, pjesë e celulës xhihadiste që ndërmori sulmin vetëvrasës kishte hyrë në Francë nga Belgjika dhe sipas planit në orën 9:40 minuta të mbrëmjes u fut në restorant. Një video e bërë publike për herë të parë nga kamerat e sigurisë së lokalit tregon momentin kur Abdeslam i afrohet kokëulur një tavoline të lirë dhe më pas aktivizon brezin shpërthyes. Fatmirësisht asnjë prej klientëve të lokalit nuk gjeti vdekjen.

Edhe Tsipras firmos me termin “Maqedonia”. A po heq dorë Greqia nga pretendimet për emrin?

Postuar në 17 Mars, 2016 16:04

Para disa ditësh ministri për Imigracionin John Mouzalas provokoi debate në Greqi kur gjatë një interviste përdori termin “Maqedonia”. Greqia i përmbahet fort një debati se ky term është provokativ nga ana e sllavëve që sot dominojnë shtetin në veri të Greqisë. Mirëpo gazetat greke publikojnë sot një dokument, të firmosur nga kryeministri aktual Alexis Tsipras, ku përdoret po i njëjti term, gjatë një takimi më 12 mars në Paris.

Protesta, jo dhe aq të zakonshme, gjatë vizitës së presidentit iranian në Francë

Postuar në 28 Janar, 2016 17:16

Nuk kanë munguar protestat gjatë vizitës së presidentit iranian Hasan Rouhaninë Paris. Një protestë ka qenë ajo Lëvizjes Ndërkombëtare për të Drejtat e Femrës që ka stimuluar varjen si akt ipërdorur shpesh në Iran. E veshur me një bluzë me falmurin iranian, femra e “varur” ka përcjellë një mesazh në emër të 800 personave të dënuar me vdekje në Iran çdo vit. Po kështu një protestë është organizuar nga komuniteti iranian në Francë, në një moment kur Perëndimi po këkron aleatë në luftën kundër terrorizmit në Lindjen e Mesme, por edhe po e përfshin Teheranin në marrëveshje të mëdha biznesi.

Sulmet në Paris dhe trafiku në Google

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 16:44

13 nëntori ishte për Parisin një natë e sulmeve terroriste. Dhe njerëzit nga e gjithë bota nisën të interesoheshin për atë që po ndodhte. Një grafik i Google evidenton pyetjet e përdoruesve anembanë botës, që janë pyetjet të përbashkëta për të gjithë, por edhe pyetje unike. Një e tillë ishte ajo që u bë në Paris nga një përdorues: Çfarë është zija kombëtare? Gjithsesi grafiku na tregon shkallën e identifikimit, sikurse na jep një panoramë sado të përgjithshme për interesimin, apo edhe kulturën në këtë botë të ndërlidhur. 

Xhihadizmi: një revoltë gjeneracionale dhe nihiliste

Postuar në 30 Nëntor, 2015 00:22

Franca në luftë ! Noshta. Por kundër kujt dhe kundër çfarë ? Daesh-i nuk nis sirianë për të kryer atentate në Francë në mënyrë që ta shkurajojë qeverinë franceze nga bombardimet. Daesh-i mbështetet te një rezervuar të rinjsh francezë të radikalizuar, të cilët, pavarësisht se ç’ndodh në Lindje të Mesme, kanë hyrë ndërkaq në disidencë dhe kërkojnë një kauzë, një etiketë, një ligjëratë për t’i vënë firmën gjakatare të revoltës së tyre personale. Shkërmoqja e Daesh-it nuk do t’i ndryshojë asgjë kësaj revolte.

11 shtatori i Europës: Dorëzimi i disa lirive dhe të drejtave

Postuar në 22 Nëntor, 2015 20:54

Sulmi terrorist i 13 nëntorit në Paris ia ka dalë të realizojë një objektiv që për dikë mund të jetë edhe strategjik. Ai ka krijuar idenë e situatës së jashtëzakonshme në Europan e demokracisë, këtë oaz unik në Botë, e cila ka reaguar duke adoptuar masa të forta kontrolli. Të ngjashme me “Patriot Act” që ShBA adoptoi pas sulneve të 11 shtatorit.

Ende jozyrtare/Arrestohet në Belgjikë Salah Abdeslam, i dyshuar për sulmet në Paris(foto+video)

Postuar në 16 Nëntor, 2015 14:54

Mediat ndërkombëtare njoftojnë se i dyshuari kryesor për sulmet në Paris, Salah Abdeslam është arrestuar nga forcat policore belge në një lagje të Brukselit. Dhjetëra forca policore belge mësynë sot në lagjen Molenbeek në Bruksel, e njohur edhe si “kryeqyteti i xhihadit në Europë”. Nuk ka patur të lënduar gjatë aksionit policor dhe një njeri është parë të ndalohet dhe shoqërohet nga policia. Meduat thonë se i ndaluari është Abdeslam, por deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar.

ENE UHIBBUKE!

Postuar në 16 Nëntor, 2015 13:33

“Për të luftuar terrorizmin, të gjitha shtetet duhet të kontribuojnë!”… Jo… Jo. Sepse sot me mënyrën se si drejtohen shumica e shteteve është utopi të presësh një kontribut të tillë. Terrorizmi gjen hapësira të blerta të kullosë kur ai luftohet nga shtetet që kanë një regjim të ngjashëm me vetë atë dhe, në kësi rastesh, humbjen më të madhe e pësojnë të pafajshmit.

“Vetëm njeri prej terroristëve të vrarë ka kaluar nga Greqia”

Postuar në 15 Nëntor, 2015 17:13

Athina zyrtare ka deklaruar se vetëm njeri prej terroristëve të vdekur të Parisit është regjistruar në pikat e pritjes së refugjatëve që funksionojnë në ishujt grekë.Deklarata greke u bë në përgjigje të publikimeve nga shtypi francez, se dy prej personave që kërkohen për sulmet terroriste të së premtes, kishin kaluar përmes Greqisë në thellësi të Bashkimit Europian.

Papa Françesku: Përjetuam një moment nga Lufta e Tretë Botërore

Postuar në 15 Nëntor, 2015 03:01

Aktet e fundit terroriste në Paris për Papa Françeskun janë momente nga Lufta e Tretë Botërore në të cilën është futur njerëzimi.
"Ishte një veprim Çnjerëzor, nuk ka asnjë justifikim. Nuk mund ta konceptoj atë që ka ndodhur, e kam të vështirë të konceptoj që veprime të tilla mund të bëhen nga njerëzit"-deklaroi Papa për një televizion italian. "Është një nga momentet e luftës së III Botërore" ka shtuar ai teksa u është drejtuar mediave.

Pages

Subscribe to RSS - paris