“Vetëm njeri prej terroristëve të vrarë ka kaluar nga Greqia”

Postuar në 15 Nëntor, 2015 17:13

Athina zyrtare ka deklaruar se vetëm njeri prej terroristëve të vdekur të Parisit është regjistruar në pikat e pritjes së refugjatëve që funksionojnë në ishujt grekë.Deklarata greke u bë në përgjigje të publikimeve nga shtypi francez, se dy prej personave që kërkohen për sulmet terroriste të së premtes, kishin kaluar përmes Greqisë në thellësi të Bashkimit Europian.
“Ministria e Mbrojtjes së qytetarit sqaron se vetëm një posedues i pasaportës që iu gjet njerit prej terroristëve të vrarë në Paris është identifikuar se kaloi nga ishulli i Leros më 3 tetor. Sa i përket pasaportës siriane, është kompetencë e autoriteteve franceze të verifikojnë nëse ishte falco apo jo”, thuhet në një njoftim lakonik që lëshoi të dielën pasdite ministria greke e mbrojtjes së qytetarit.
Abc News raporton se një ditë më parë, ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Nikos Toskas, kishte thënë se mbajtësi i pasaportës që iu gjet njerit prej kamikazeve të vrarë në afërsi të Stade de France, ishte regjistruar në ishullin Leros, më 3 tetor 2015.
Sipas burimeve greke, bëhet fjalë për një pasaportë siriane, poseduesi i të cilës u shpëtua me refugjatë të tjerë në afërsi të brigjeve të ishullit Leros. Për shkak se nuk kishte traget nga Leros, u dërguan në Kalimnos dhe prej andej kaluan në Portin e Pireut, prej nga morën rrugën drejt Europës.
Sipas ministrisë së brendshme serbe, ai ka hyrë në Serbi më 7 tetor, nëpërmjet pikës kufitare të Preshevës, ndërsa media kroate thotë se një ditë më vonë, u identifikua nga autoritetet vendase në pikën e kalimit të kufirit, në Opatovac.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.