Edhe Tsipras firmos me termin “Maqedonia”. A po heq dorë Greqia nga pretendimet për emrin?

Postuar në 17 Mars, 2016 16:04

Para disa ditësh ministri për Imigracionin John Mouzalas provokoi debate në Greqi kur gjatë një interviste përdori termin “Maqedonia”. Greqia i përmbahet fort një debati se ky term është provokativ nga ana e sllavëve që sot dominojnë shtetin në veri të Greqisë. Mirëpo gazetat greke publikojnë sot një dokument, të firmosur nga kryeministri aktual Alexis Tsipras, ku përdoret po i njëjti term, gjatë një takimi më 12 mars në Paris. Çfarë është e qartë në kushtet kur partia e Tsipras po mbështet Mouzalas ndaj kërkesave të Grekëve të Pavarur të Kamenos për dorëheqje, është fakti se këto nuk janë lapsuse por qëndrime politike që synojnë të hapin debatin për emrin dhe të familjarizojnë grekët me idenë se në negociatat me Shkupin nuk do të vijohet më me ngurtësinë e deritanishme.

 

http://en.protothema.gr/document-shows-tsipras-signed-statement-in-franc...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.