11 shtatori i Europës: Dorëzimi i disa lirive dhe të drejtave

Postuar në 22 Nëntor, 2015 20:54

Sulmi terrorist i 13 nëntorit në Paris ia ka dalë të realizojë një objektiv që për dikë mund të jetë edhe strategjik. Ai ka krijuar idenë e situatës së jashtëzakonshme në Europan e demokracisë, këtë oaz unik në Botë, e cila ka reaguar duke adoptuar masa të forta kontrolli. Të ngjashme me “Patriot Act” që ShBA adoptoi pas sulneve të 11 shtatorit. Kontroll i imët në kufi ai atyre personave që rihyjnë në BE, krijim i një baze të dhënash me afat një vjeçar, ku do të ruhet numri i sediljes në avion, gjendja shëndetësore, besimi fetar, të dhëna për shoqëruesit në udhëtim, vendet e destinacionit, mënyrat e pagesës etj..Lëvizja e gjithkujt do të regjistrohet kështu për t’i thënë lamtumirë privatësisë, asaj për të cilën u kuftua kaq shumë(http://www.corriere.it/esteri/15_novembre_21/unione-si-blinda-verra-sche...).. Janë kohët të tilla, thotë shumëkush, ndërkohë që ministri i Brendshëm italian, Alfano, ka një fjali që të kujton Edi Ramën nga anët tona: “Askush nuk përjashtohet nga rrëziku, por në Itali mund të qëndroni të qetë”. Po t’i besojmë kësaj, atëherë është e paarsyeshme kalimi në fazën e kontrollit rigoroz që u kërkua me këmbëngulje nga pala franceze.

Dështim i paralajmëruar i shërbimeve sekrete. Ngjashmëria me 11 shtatorin
Këtu ka disa momente që meritojnë vëmendje: kalimi në fazën e kontrolleve të tilla, është diskutuar prej muajsh në Francë. Madje ka patur debate të mëdha në opinionin publik. U desh një sulm i vetëm nga disa persona që të ndryshojë i gjithë peizazhi i të drejtave dhe raporti me to. A është kjo normale dhe a ndihmon kjo gjë? Le të kujtojmë këtu se viti 2014 është viti kur në Gjermani dhe në Europë është diskutuar gjerësisht për faktet e vëna në dispozicion nga Edëard Snoëden, sipas të cilit NSA-ja dhe shërbimet britanike përgjojnë thuajse çdo gjë. Ky skandal global arriti kulmin kur u mor vesh se edhe celulari i Angela Merkel ishte vënë nën përgjim me bashkëpunim ga disa aktorë në BND. Shërbimet gjermane janë nën hetim parlamentar, por këtij lajmi iu shtua tjetri se dhe gjermanët kanë aplikuar përgjim masiv. Çfarë mund gë kontrollohet më shumë se kaq. Pse adoptohen masa ekstreme në kushtet kur shërbimet kanë shkelur ligjet me të dyja këmbët?

Nga ana tjetër, janë vetë mediat në Perëndim që flasin për dështim të shërbimeve sekrete franceze, të cilat po sipas këtyre mediave ishin lajmëruar nga shërbimet turke. “Ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve deklaroi se sulmet u orkestruan nga “njerëz të panjohur për shërbimet tona”, ndonëse kishte marrë emrin e një prej sulmuesve nga autoritetet turke. Një zyrtar i lartë në Turqi tha se e kishin informuar Francën dy herë përpara sulmeve. Ata i kishin kaluar emrin e Omar Ismail Mostefai kolegëve francezë në dhjetor dhe më pas sërish në qershor. Dhe Mostefai ishte ai që kreu punën në Bataclan. Francezët nuk reagian, përveçse pas sulmeve në Paris kur kërkuan të dhëna për Mostefain”, raporton “Euobserver”( https://euobserver.com/justice/131143).
Analogjia me 11 shtatorin është identike. Një sulm, raportime se shërbimet dinin diçka, reagim me ndërhyrje ushtarake pas përpunimit të opinionit se duhet vepruar. Franca është lëshuar së fundmi në ndërhyrje ushtarake, ndërkohë që askush deri më sot nuk jep një shpjegim se përse ISIS do të godiste Francën. Pas sulmit të Parisit opinioni europian po përtyp me shpejtësi propagandën se çdo gjë lidhet dhe buron nga vala migratore, ndonëse Europa ka dekada që gëlon nga emigrantët.
Në çdo rast masat e marra mbeten të dyshimta, qoftë edhe për efikasitetin e tyre. Rasti i ShBA e provon këtë më së miri. Ajo çfarë është e prekshme është ndryshimi i sistemit të të drejtave siç e njohim, kalimi në atë që ish-presidenti amerikan Carter e cilësoi si Oligarki. Dhe ndoshta kjo erë po fryn edhe në Europë. Perëndimi është përballur edhe më herët me kërcënime shumë më serioze, mdje ekzistenciale, por nuk ka pranuar të negociojë liritë. Të marrim me mend se çfarë efekti shkatërrues do të kishte zbehja e demokracisë në Europë dhe e kërkesave për të ë një vend si ky yni, që drejtohet nga banditë katër lekësh që në emër të sigurisë shpallin tendera kamerash!
PS: Po sjellim këtu atë që thoshte ish-presidenti amerikan, Ronald Reagan, përpara se të bëhej i tillë, në vitin e largët 1964, kur kërcënimi sovjetik ishte eminent. Ishte një mesazh që më 11 shtator u harrua dhe me gjasë po hidhet pas krahëve edhe në Europë(minuta 24).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.