mcntv

Çështja "Becchetti": Opozita duhet ta kishte bërë ndërkombëtare

Postuar në 05 Prill, 2021 17:37

Çështja “Beketi”, e cila do t’i kushtojë shqiptarëve 110 milionë euro sipas gazetarit Arian Çani duhej të ishte bërë ndërkombëtare nga opozita që kërkon të vijë në pushtet pas 25 prillit. I ftuar në studion e MCN TV, Çani shtoi se kjo çështje është një turp i madh, ndërkohë që “Rama tani po kalëron i qetë”.

Intervista e plotë e Arian Çanit për MCN TV:

Bllokimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare për shkak të Kosovës - tezë diabolike*

Postuar në 27 Mars, 2021 01:06

Ambasadori rus në Tiranë, Mikhail Afanasiev, ka dhënë këto ditë një intervistë për MCN Tv përmes së cilës ezauron disa pyetje që prekin marrëdhëniet ruso-shqiptare. Ajo që bie në sy nga qëndrimet e diplomatit rus është fakti se Tirana zyrtare nuk ka asnjë arsye zyrtare për distancimin në raportet dypalëshe, të cilat thuajse kanë ngrirë.

Kokëdhima: Edi Rama është dështim total, e gjithë jeta e tij në politikë është një gënjeshtër

Postuar në 16 Mars, 2021 16:03

Kryetari i partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima deklaroi sot në MCN TV se Partia Socialiste ka dështuar të udhëheqë Shqipërinë në këto tetë vite dhe është shndërruar në një parti pa standarte dhe pa transparencë. Sipas Kokëdhimës “Edi Rama është dështim total, e gjithë jeta e tij në politikë është një gënjeshtër”. Me marrëveshjen PS-PD, sipas Kokëdhimës pushteti iu dha kryetarëve të partive, të cilët po ashtu sipas kreut të partisë “Zgjidhja” kanë tradhtuar aspiratat e shqiptarëve për liri dhe zhvillim.

Intervista e plotë e Kokëdhimës:

Historia pas filmit "Vendimi"

Postuar në 06 Shkurt, 2021 14:57

Në vitin 1984 para publikut shqiptar do të shfaqej një film atipik për kohën: Vendimi! Me skenar të Spiro Dedes dhe Neshat Tozajt, regji të Kristaq Dhamos, filmi sjell ndoshta për herë të parë në mënyrë aq të zgjeruar një nga episodet më të veçanta të Partisë Komuniste Shqiptare. Ky episod është konfiskimi nga fashistët italianë i dokumenteve kryesore të asaj partie, përfshirë dokumentin bazë: Procesverbalin e mbledhjes themeluese

Rindërtimi në Laç, investimi turk mbyllet në gusht

Postuar në 30 Janar, 2021 19:27

Puna nga kantierin e hapur nga kompania turke në qytetin e Laçit po vijon me ritme të shpejta. Drejtori i projektit, Servet Birgoren thotë  për MCN se punimet pritet të përfunojnë në muajin gusht. Ndërkaq, qytetarët shprehen të pakënaqur me punën që po zhvillohet në kantieret e hapura nga qeveria shqiptare.

Jo se nuk ka sindikata, por të heqin nga Puna po krijove sindikatë

Postuar në 10 Janar, 2021 14:48

E mbani mend Kryeministrin Edi Rama kur deklaronte në Itali se në Shqipëri është mirë të investosh sepse nuk ka sindikata? Patjetër që po. Situata megjithatë nuk është kaq rozë. Komisoneri kundër Diskriminimit, Robert Gajda, shprehet për McnTv se ka raste të raportuara për largim nga puna për shkak të përpjekjes për krjim sinidkatash sidomos në sektorin e Call Center, minerar dhe atë bankar.

Ligji për sinjalizuesit kundër korrupsionit...një vrimë në ujë

Postuar në 09 Janar, 2021 21:39

Pavarësisht trumbetimit që iu bë ligjit të posaçem për sinjalizimin e korrupsionit në institucionet sheteterore, 4 vite më vonë nisma antikorrupsion mund të konsiderohet e dështuar. Ligji i jep mbrojte ligjore kujdo që denoncon korrupsionin e kolegëve ose shefave në sektorin shtetëror  apo privat, por rastet e raportuara janë minimale. Në nivel vendor, nga 61 bashki, është sinjalizuar vetëm një rast korrupsioni, në Bashkinë e Tiranës. Kjo evidentohet nga një raport i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Pages

Subscribe to RSS - mcntv