Rindërtimi në Laç, investimi turk mbyllet në gusht

Postuar në 30 Janar, 2021 19:27

Puna nga kantierin e hapur nga kompania turke në qytetin e Laçit po vijon me ritme të shpejta. Drejtori i projektit, Servet Birgoren thotë  për MCN se punimet pritet të përfunojnë në muajin gusht. Ndërkaq, qytetarët shprehen të pakënaqur me punën që po zhvillohet në kantieret e hapura nga qeveria shqiptare.

Në fund të gushtit 2021 të gjitha apartamentet do t’i dorëzojmë. Se pse është zgjedhur Laçi, e ka vendosur qeveria shqiptare, na ka treguar vendin e ndërtimit. Nuk ishte në preferencën tonë nëse do të ndërtonim në Laç. Sipas kontratës nuk kemi objekte kulti për të ndërtuar”, shprehet Servet Birgoren, drejtor projekti i kantierit në Laç. 

Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë Kurbin, Benard Panaj, tregon se 1615 familje trajtohen me bonus qiraje, ndërsa sa i përket ndërtimit të shtëpive private, ritmi është më i ngadaltë.

Kemi 465 familje, nga këto 218 qytetarë kanë kërkuar të tërheqin grantet dhe të bëjnë vetë projektet. 180 pallate kanë dëmtime të lehta DS1 dhe DS2. Te shtëpitë individuale, ndërtimi është më i avashtë se për objektet, kjo për shkak të problemeve me dokumentacionin dhe kërkesat e banorëve për të ndërtuar vetë”, shprehet Panaj.

Aktualisht në Laç po punohet për ndërtimin e 3 shkollave të reja, ndërkaq puna ka përfunduar në një tjetër shkollë në cilën nxënësit mund të vazhdojnë mësimin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.