Jo se nuk ka sindikata, por të heqin nga Puna po krijove sindikatë

Postuar në 10 Janar, 2021 14:48

E mbani mend Kryeministrin Edi Rama kur deklaronte në Itali se në Shqipëri është mirë të investosh sepse nuk ka sindikata? Patjetër që po. Situata megjithatë nuk është kaq rozë. Komisoneri kundër Diskriminimit, Robert Gajda, shprehet për McnTv se ka raste të raportuara për largim nga puna për shkak të përpjekjes për krjim sinidkatash sidomos në sektorin e Call Center, minerar dhe atë bankar.

Sektorët kryesisht kanë qenë Call Center. Por edhe në sektorin minerar kemi pasur raste. Por kryesisht kanë qenë të fokusuar në Call Center. Natyra e çështjeve është e dyllojshme. Kemi pasur raste kur njerëzit janë hequr nga puna duke qenë në sindikatë, por kemi pasur edhe raste kur njerëzit janë hequr nga puna sapo kanë filluar procedurat për të hapur një sindikatë

 thotë ai.

Në krahasim me vitin e kaluar, ka një rritje të ankesave nga punonjës që kanë tentuar të krijojnë sindikata. Gajda thotë se për shkak të hapësirave që lë Kodi i Punës, më të predispozuar për t’u larguar nga puna janë punonjësit që përpiqen të krijojnë një sindikatë sesa ata që janë bërë pjesë e saj. 

Në këto raste, duke u bazuar në Kodin e Punës, ne kemi krijuar një mbrojtje për punonjësit, të cilët hidhen për të krijuar sindiakata. Kodi i punës mbron shumë anëtarësinë e sindikatës, kur ajo është krijuar, por është pak më i heshtur për pjesën para se të krijohet sindikata

shprehet Gajda.

Të futura në treg në 15 vitet e fundit, Call Centerat kanë aktualisht rreth 25 mijë të punësuar,  mbi 3/4 e të cilëve janë deri 30 vjeç. Ndërsa sektori minerar, ndër më të rëndësishmit nga pikëpamja ekonomike, mbetet sektori me numrin më të madh të punonjësve që kanë humbur jetën në punë gjatë 10 viteve të fundit.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.