mbyllja

Prokuroria e mosvarme që mbyll dosjet

Postuar në 03 Shtator, 2019 15:17

Sot njoftohet se Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për akuzën e pastrimit të parave për Emiljano Shullazin dhe biznesmenin Ylvi Beqja. Me kërkesë të Prokurorisë hetimet janë pushuar pasi nuk janë gjetur elementë të veprës penale. 

Ky vendim i organit të akuzës vjen pak javë pasi dosja 184 iu kalua për hetim Prokurorisë së Dibrës për shkak se Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencën, ndërkohë që edhe dosa e Orest Sotës iu kalua për shqyrtim Prokurorisë së Elbasanit. 

Zbythet New York Times. Mbyll seksionin e karikaturës politike

Postuar në 11 Qershor, 2019 15:22

Gazeta e njohur New York Times ka njoftuar se do të ndalojë së publikuari karikatura(cartoon) politike pas një situate të krijuar me ironizimin e Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu. Karikatura është konsideruar si anti-Semite dhe mesa duket kaq ka mjaftuar që gazeta që sillet si referencë për lirinë ta kompromentojë pozitën e vet duke ndalur çdo karikaturë politike.

Mbyllja e portaleve pa NIPT, propagandë nga AKEP

Postuar në 19 Maj, 2019 21:44

Më 15 tetor të vitit të kaluar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare paralajmëroi 44 portale që të regjistroheshin pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit si dhe NIPT-in ta paraqisnin në faqen kryesore në opsionin kontakt. Në njoftimin zyrtar thuhej se portalet kishin vetëm 72 orë kohë për t'u regjistruar, në të kundërt AKEP do të mbyllte çdo portal online që rezulton i paregjistruar në QKB.  Në listën e publikuar përfshiheshin edhe media nga Kosova, fakt që krijoi edhe shumë pakënaqësi më pas.

“Ligji për lojërat e fatit,” Shyti: Deri tani janë mbyllur rreth 2 mijë pika bastesh

Postuar në 13 Nëntor, 2018 19:28

Ende pa hyrë në fuqi, ligji për mbylljen e basteve dhe lojërave të fatit ka dhënë efektet e para. Kreu i shoqatës së basteve Artan Shyti konfirmon se deri tani janë mbyllur rreth 2 mijë pika, ndërsa paralajmëron dëm të madh ekonomik. Parlajmërimi i Kryeministrit mesa duket ka dhënë efekte të menjëhershme. 

TemaTv

Pasojat e ikjes nga vendi, mbyllen 16 shkolla në Fier

Postuar në 04 Shtator, 2018 16:56

Pasojat e largimit të shqiptarëve po reflektohen edhe në sistemin arsimor. 16 shkolla 9-vjeçare nuk do të hapen këtë vit shkollor në qarkun e Fierit si pasojë e tkurrjes së numrit të nxënësve.

Sipas Drejtoreshës së  Drejtorisë Arsimore në këtë qark, Yllka Beci, çdo vit ka një reduktim të numrit të nxënësve nëpër shkolla, më së shumti në Bashkinë e Fierit dhe Roskovecit

Mbyllet pas 900 vjetësh manastiri bernardin i Himmerod. Kosto dhe mungesë besimtarësh

Postuar në 16 Tetor, 2017 08:36

Një manastir 900 vjeçar në Gjermani do të mbyllet përfundimisht për shkak të kostove dhe mungesës së besimtarëve. Fjala është për manastirin bernardin të Himmerod Abbey, themeluar në vitin 1134 dhe krijuesi I urdhërit Bernardin – Cisternian, Bernhardi I Clairvaux.

Lamtumirë Romës - Totti mbyll karrierën me ekipin e tij

Postuar në 28 Maj, 2017 22:52

Francesco Totti i ka dhënë fund sot karrierës së vet me Romën. Një ikonë e Romës dhe futbollit italian të këtyre viteve, 40 vjeçari ka luajtur sot kundër Genoa ndeshjen e 786-të. Ai ka mbajtur edhe një fjalë të shkurtër nën peshën e emocioneve të mëdha. 

"Çadra mbyllet brenda pak ditësh"

Postuar në 26 Prill, 2017 15:00

Cirku në prag mbylljeje

Postuar në 21 Prill, 2017 15:42

Cirku i Tiranës, i vetmi në Shqipërië mund të gjendet shumë shpejt pa një mjedis ku të mund të ushtrojë aktivitetin e vet. Një çështje gjyqësore mes pronarit të tokës dhe cirkut shqiptar ka mbërritur për ekzekutim në zyrat e Përmbarimit.

Orban vs Soros/Ligji i ri për arsimin synon mbylljen e Universitetit të Europës Qendrore

Postuar në 31 Mars, 2017 09:07

Qeveria hungareze e Viktor Orban po vepron me instrumente ligjore për të mbyllur Universitetin e Europës Qendrore(Central European University), i mirënjohur tashmë dhe i themeluar që nga viti 1990. Universiteti është themeluar nga miliarderi George Soros dhe ka aktualisht 14 000 studentë nga 117 vende të ndryshme. Drejtuesi i tij është Michael Ignatieff, një intelektual dhe studiues nga Kanadaja, i njohur edhe ky në plan ndërkombëtar. Sipas tij ligji që ka propozuar qeveria e Orban diskriminon posaçërisht universitetin për shkak të financimit të tij nga Soros.

Pages

Subscribe to RSS - mbyllja