Mbyllet gazeta kryesore në anglisht e Ukrainës. Presione nga presidenca filoperëndimore në Kiev

Postuar në 10 Nëntor, 2021 13:46

Gazeta më e madhe në Ukrainë në gjuhën angleze, “Kyiv Post” është mbyllur pas 26 vjetësh. Sipas raportimeve të ndryshme, shkak është bërë një konflikt mes gazetarëve dhe botuesit, miliarderit Adnan Kivan. Ky i fundit ka deklaruar se mbyllja është e përkohshme dhe se ai shpreson ta rihapë gazetën së shpejti “më të madhe dhe më të mirë”.

Nga ana tjetër, 50 gazetarët e nxjerrë tashmë pa punë pretendojnë se vendimi ishte një akt hakmarrjeje nga Kivan pasi kritikave që ata i bënë planit të tyre për nisjen e një publikimi në gjuhën ukrainase i një dege të “Kyiv Post” është në të vërtetë një përpjekje për të ndërhyrë në pavarësinë editoriale të gazetës. Sipas tre, Kivan do të rinisë operacionet mediatike me një staf tërësisht të ri.

Media të tjera në Ukrainë, flasin për një akt të detyruar të miliarderit pas presionit të shtuar nga presidenca ukrainase për shkak të kriticizmit të gazetës ndaj korrupsionit të qeverisë. Zëdhënësi i presidenti Zelenskiy, Serhiy Nykyforov e ka hedhur poshtë akuzën duke deklaruar se lajmi erdhi si suprizë për presidencën po ashtu si për të gjithë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.