Hapet loja për mbylljen e shkollave

Postuar në 14 Nëntor, 2020 14:50

Greqia ka vendosur të mbyllë për dy javë shkollat fillore, cerdhet dhe kopshtet me synim vënien në kontroll të përhapjes së virusit. Budallallëku duket se është tashmë kontinental përderisa nga njëra anë të gjitha raportet thonë se fëmijët nuk e përhapin virusin, nga ana tjetër këto institucione mbyllen të parat.

Çështja e vendimmarrjes po bëhet sipas parimit “kokë apo pil” dhe sa absurd është situata mund ta shohësh edhe në këtë trajtesë të BBC-së dje. Nga fjalia në fjali kundërshtohet ideja paraprake, ndërkohë që vendimmarrja është vetëm një: Mbyllni shkollat. Në rastin e Greqisë, një vend me bilanc pandemik të përkeqësuar së fundmi mbyllja e shkollave dhe kopshteve do të shoqërohet me edukim në distancë përmes internetit dhe televizionit.

Masa e marrë në Athinë sinjalizon se edhe në Shqipëri po afron e njëjta gjë. Sepse në këtë vend masat janë kopjim i masave gjetiu. Asnjë studim, asnjë referencë specifike për këtë që ndodh, thjesht imito – zbato. Pak ditë më parë, drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj, një njeri që nuk ke pse ta dëgjosh përveç faktit se është në atë detyrë, hidhte fjalën se “shkollat janë thikë me dy presa”. Duke lënë të kuptohet se ato duhen mbyllur, pa llogaritur këtu se çfarë ndodh me familjet që duhet të jenë në punë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.