Greqia drejt mbylljes së dytë

Postuar në 03 Nëntor, 2020 16:21

Greqia mund të shkojë drejt një mbylljeje të dytë. Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, tha se  një mbyllje e dytë në të gjithë vendin mbetet një hap i mundshëm për të frenuar përhapjen e koronavirusit, nëse një sërë kufizimesh të reja që hynë në fuqi të martën në mëngjes nuk ulin kurbën e infeksioneve të reja.

"Masat do të bëhen më të rrepta nëse nuk u përmbahemi atyre", i tha Petsas radios Skai të martën.

Kufizimet e reja përfshijnë një shtetrrethim publik nga mesnata në 5 e mëngjesit si dhe përdorimin e detyrueshëm të maskave në të gjitha mjediset publike.

Të hënën, qeveria njoftoi një mbylljen e plotë të Selanikut dhe Serratit në Greqinë veriore – mbyllje që do të zgjasë përgjatë dy javëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.