Franca mbyll shkollat dhe universitetet. Ende jo kufijtë

Postuar në 12 Mars, 2020 21:31

Franca i bashkohet vendeve që po i nënshtrohen rregullit të pandemisë globale të koronavirusit. Në një dalje për mediat, presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se që nga dita e hënë shkollat dhe universitetet do të mbyllen në mbarë vendin.

Ky virus nuk ka një pasaportë. Ne do të marrim padyshim masa për të mbyllur kufijtë, por vetëm kur kjo të jetë e nevojshme…Ne i kemi ndërtuar liritë tona në nivel europian

tha Macron.

Ai ka shtuar se transporti publik nuk do të mbyllet ende, ndërkohë që ka lënë të kuptohet se masat do të jenë të shkallëzuara në raport me rëndimin e situatës. Në Francë deri më tani janë infektuar 2 800 njerëz dhe kanë vdekur 61. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.