LSI

Prishet qetësia e LSI-së, a mund ta shantazhojë më Ilir Meta Edi Ramën?

Postuar në 21 Janar, 2016 02:37

LSI-në duket se nuk e karakterizon më qetësia dhe dashuria inspiruese e kryetarit të saj. Vigjilenca kritike e Luan Ramës ndaj qeverisë dhe korrigjimi institucional i Petrit Vasilit janë simptoma të çoroditjes së partisë së Ilir Metës që po përpiqet të ruajë "status quo-në" e "kingmaker-it" në kushtet e një asfiksie që po e zhbën me shpejtësi fuqinë deri dje "titanike" të LSI-së.

Akuza nuk mund të mbetet nën kontrollin e një të akuzuari

Postuar në 19 Janar, 2016 20:05

Prej muajsh tashmë flitet për reformën në drejtësi, me përqendrimin te gjyqësori. Ambasadorët, kryeministri etj., janë hedhur në sulm ndaj korrupsionit në gjykata dhe sidomos ndaj korporatizmit në këtë pushtet, duke paralajmëruar shkundje të ekuilibrave. Eksertët e Partisë Socialiste kanë parashikuar ndryshime institucionale të mëdha, kryqëzim kompetencash dhe më e rëndësishmja, mandate 9 vjeçare apo edhe 12 vjeçare që në raport me legjislativin do të thotë “stabilitet” dhe kontroll për 3 mandate.

Fajin e ka populli! “Mbiprodhim cinizmi dhe energjish negative”. “Bëhuni me LSI-në, të shikoni të ardhmen”

Postuar në 16 Janar, 2016 03:29

Kryeministri ka shpërndarë në profilin e vet një material video një minutëshe, ku flasin 10 nga studentët e ekselencës që u bënë sot anëtarë të Partisë Socialiste. Besoj se do të bien dakord të gjithë që kur dëgjon këta të rinj, që teorikisht sapo kanë nisur jetën dhe të kuptojnë shumëçka, të flasin për idealizëm të partisë, për përfshirje në politikë, sepse “më të mirët punojnë me më të mirët”, etj., jemi përpara një montimi shumë të trashë. I denjë për fushatën elektorale të vitit 2013 dhe praktikën e kasetave që e promovoi në media, të cilën e shan kaq shumë, Edi Rama dora vetë.

Destabilizimi i koalicionit qeverisës dhe rikthimi i deputetëve që “blihen”

Postuar në 15 Janar, 2016 18:19

Sot ra në sy një deklaratë nga Facebook e kreut të opozitës Lulzim Basha, toni i saj dhe akuza drejtuar ndaj kryeministrit Edi Rama, si një njeri i pazareve. “Tregtari i paskrupullt i politikës, spekulanti më i madh i pazareve më të pista në vend, ai që ka bërë pakt me krimin, themeluesi i aleancës së qelbësirave, ai që i zvarritej Nanos dhe i përkulej Metës kur ia lypte nevoja dhe sa kalonte lumin ngrinte kurthe për ta, politikani që ska mbajtur një fjalë apo një premtim që ditën e parë e deri më sot”, shkruan Basha.

Aleancë “po”. Por jo për Shqipërinë Europiane

Postuar në 13 Janar, 2016 20:52

Ka dy rrugë për të vlerësuar një politikë të caktuar, e me këtë rast edhe një grupim që pretendon konceptimin dhe zbatimin e saj. Rruga e parë është vlerësimi i programit dhe rruga e dytë zbatimi real i saj. Për situatën aktuale të Shqipërisë vlerësimi qendror, ai që konsumon më shumë energji dhe vëmendje, është ai për qeverisjen, pasi prej andej rrjedhin edhe vendimet.

Rezistenca e fundit e LSI-së "e më the e të thashë"

Postuar në 24 Dhjetor, 2015 10:22

Lëvizja Socialiste për Integrim ka një diskurs të vetin sa i takon reformës në drejtësi dhe ndryshe nga protagonizmi që ka treguar në mbështetje të fasonëve apo prodhuesve të birrës në çështjen e reformës në drejtësi ka lënë përshtypjen e një "mishi të huaj".

Autogoli i ekspertëve “shumë të aftë” të draftit të reformës së sistemit të Drejtësisë

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 18:25

Kryetari i Komisionit Ad Hoc për Reformën në Drejtësi,  Fatmir Xhafaj, mbajti një fjalim përlavdërues për draftin e përgatitur nga ekspertët në Shqipëri, duke vlerësuar lart edhe rolin e ambasadorit amerikan Donald Lu. Fjalimi i Xhafës ka rëndësi vetëm sepse përcjell mendimin e PS-së për këtë proces të rëndësishëm që ka hyrë në një fazë delikate. Ai po ashtu kërkon të sanksionojë si të saktë dhe të plotë draftin, i cili në sitën e Komisionit të Venecias, u “qeth” mirë nga të katër anët.

Pensionet përmes bankës, kundërshton Posta që drejtohet nga partia e Ilir Metës

Postuar në 19 Dhjetor, 2015 00:45

Disa ditë më parë, ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi bëri të ditur idenë e shërbimit të pensioneve përmes bankave. Klosi deklaroi se me aplikimin e kësaj praktike, do të marrin fund radhët e gjata për pensionstët, të cilët në çdo rast siç tha ministri, do të zgjedhin vetë nëse duan që pensioni i tyre të shpërndahet me bankë, apo siç është aktualisht përmes Postës. Konkretisht Klosi tha: “Ne nuk mund të pranojmë që sistemi bankar ka sot vetëm 3.4% të të gjthë numrit të pensionistëve të vendit tonë.

Zgjedhje të reja apo parti e re?

Postuar në 18 Dhjetor, 2015 21:00

Në ciklin e protestave që PD-ja filloi në 8 dhjetor, kërkesa kryesore ka qenë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, të zhvilluara nën kontrollin e një qeverie teknike.

Leximi kryesor i zgjedhjeve 2013-2015: PS-ja nuk është partia e shumicës

Postuar në 17 Dhjetor, 2015 15:05

Sot në Parlament ka patur një shkëmbim të gjatë replikash mes kryeministri Edi Rama dhe parardhësit të tij Sali Berisha. Akuza dhe kundërakuza mes të cilave edhe paralajmërimi i ish-kryeministri që nënvizoi se “flakët e bunkerit duhen lexuar mirë”. Edi Rama tha edhe këtë ndër të tjera në replikën e tij: “Sa për revoltën popullore, ti që më bën thirrje mua të lexoj flakët e bunkerit, duhet të gjesh aftësinë të lexosh rezultatet e zgjedhjeve. Të lexosh rezultatet e 2013-s, të 2015-s dhe bëhu gati të lexosh edhe 2017-n.

Pages

Subscribe to RSS - LSI