LSI

Lojë e re elektorale me votën e emigrantëve?

Postuar në 12 Tetor, 2015 14:40

Paqja mes Ilir Metës dhe Edi Ramës është në të vërtetë një bashkëjetesë në një fushë ku secili minon rrugën e tjetrit. Me atë që ndodhi së fundmi me aferën e CEZ-it dhe mënyrën sesi ajo u mbyll, u provua se deri më 2017-ën do të ketë një qetësim relativ të raporteve, por duke u përgatitur për vitin e vështirë elektoral. Dy partitë, zyrtarisht të majta, sidomos LSI favorizohen nga gjendja e tanishme e PD-së, e cila nuk po gjen dot kohezionin e nevojshëm. E megjithatë, tradita e tranzicionit mëson se ka disa instrumente që dy partitë e mëdha nuk i lëshojnë.

Tahiri deklaron se nuk do japi dorëheqjen: Ambicja e LSI për të marrë Ministrinë e Brendshme një spekulim mediaktik

Postuar në 10 Tetor, 2015 13:35

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka hedhur poshtë zërat për një krisje të marrëdhënieve mes dy partive kryesore të mazhorances. Ministri i Brendshëm i ftuari në emisionit “Kapital” në “Vizion Plus”, tha se nuk gjen asnjë motiv për ndryshime të kabinetit dhe e konsideron thjesht spekulim mediaktik ambicien e partisë se Metës për të marrë Ministrinë e Brendshme. Ndërkohë, Ilir Meta ndryshe nga kryeministri Edi Rama deklaroi se qeverise i nevojiten impulse të reja.

Tri partitë kryesore në “dilemën e të burgosurve”

Postuar në 10 Tetor, 2015 01:16

Qysh nga 2009-ta (kur hyri në fuqi sistemi aktual elektoral), rezultatet zyrtare të zgjedhjeve  parlamentare  shqiptare kanë treguar se asnjëra nga tri partitë kryesore (PS, PD, LSI) nuk ka qenë në gjendje të krijojnë qeverinë, pa bërë koalicion me një prej dy të tjerave.

Me apo pa Ilir Metën

Postuar në 08 Tetor, 2015 12:15

Kryeministri Edi Rama po vazhdon të shmangë një qëndrim publik ndaj kërkesës së aleatit të tij të LSI për ndryshime në qeveri dhe po përpiqet të fitojë kohë duke u takuar me Ilir Metën në dy ditë, aq sa nuk është takuar në dy vjet.

Nasip Naço kërkoi aktivizimin e impulsive të reja malore dhe fushore në qeveri. Lobi kodrinor në LSI pritet të dalë me një deklaratë proteste

Postuar në 06 Tetor, 2015 22:32

Nqs LSI-ja garon më vete

Postuar në 06 Tetor, 2015 16:33

Para 1 prillit 2013, Luan Rama, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, deklaroi në një studio televizive se LSI-ja po merrte në konsideratë edhe opsionin e futjes më vete në zgjedhjet e atëhershme parlamentare dhe se nuk i frigej përballjes me dy koalicionet e mëdha. Para disa ditësh, në një artikull tek gazeta Panorama, ai përsëriti pak a shumë të njëjtin mesazh.

PS-ja përgatitet për zgjedhjet partiake. PD-ja për zgjedhje të parakohshme. LSI-ja flet për dekriminalizimin

Postuar në 05 Tetor, 2015 18:01

Njësoj si Partia Scoialiste, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ka mbedhur sot një nga forumet drejtuesve të veta: Kryesinë. Në fjalën e vet, kryetari i saj, Ilir Meta ka folur për dekriminalizimin, integrimin dhe aksionin e formalizimit të ekonomisë.

PD ndryshon fokusin. “Harrohet “ CEZ dhe Ilir Meta, tani të korruptuar dhe inkriminuar janë Edi Rama dhe Sajmir Tahiri

Postuar në 03 Tetor, 2015 13:35

Objektivi LSI është lënë tanimë pas, për të aktivizuar objektiva të tjerë politikë. Afera CEZ që u përfol për javë të tëra si afera e madhe, si megavjedhja, po kalon gradualisht në plan të dytë. Sot Partia Demokratike ka dalë në dy qëndrime, të dyja me fokus Edi Ramën dhe Sajmir Tahirin. Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë sot një lajm të publikuar në media, që ka të bëjë me përfshirjen e Inter Forza italiane në transferimin jahstë të Dritan Zaganit.

Edi Rama në dorë të Edi Ramës

Postuar në 03 Tetor, 2015 11:00

Edi Ramën e kam pasur mik të vjetër rinie dhe ajo ishte një miqësi e thellë, që do s’do, lë gjurmën e vet për gjithë jetën.

LSI: Në sulmin ndaj Ilir Metës, ka autorësi edhe Edi Rama dhe PS

Postuar në 02 Tetor, 2015 15:14

Koalicioni nuk ka probleme. Ai funksionon shumë mirë. Këto dy fjali i kemi dëgjuar disa herë së fundmi nga përfaqësues të Partisë Socialiste. Dhe pavarësisht se duket e pasaktë, koalicioni mundet që të jetë duke funksionuar mirë. Por ajo që nuk po funksionon është zgjerimi me një pol i politikës shqiptare, që na pëlqen ose jo, aktualisht përfaqësohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ditët po ecin dhe në sfond është sfida e madhe e zgjedhjeve dhe e kodit zgjedhor.

Pages

Subscribe to RSS - LSI