LSI

Intervista/Tag cloud i një kryeministri të Gjeneratës Tjetër

Postuar në 04 Maj, 2016 16:26

Po Rilind Shqipëria?

Tërësisht.

Mos bëhet vend monoton si Zvicra?

Jo. Nuk kam ndërmend të fus në burg Saliun.

Ka që thonë se nuk ta mban...

Çfarë nuk thonë këtu. Kjo është demokracia.

Freedom House thotë se demokracia është më keq se në 2007?

 Kjo është provë se çfarë opozite ishim ne

Keq po shkon ekonomia...

Ne punojmë për gjeneratën tjetër

Kush punon për sot, LSI-ja?

Mediu: Ka naivë në PD që mendojnë se me LSI-në do vijnë sërish në pushtet

Postuar në 18 Prill, 2016 22:56

Në konferencën e degës së Tiranës, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se vendi drejtohet nga një qeverisje tribale e klanore që kërcënon këdo që i del përpara. Shqetësimi i parë i  sipas tij i pasqyruar edhe në raportet e ndërkombëtarëve është korrupsioni i përhapur në çdo degë të qeverisë.

Porti i Shëngjinit qenka i LSI-së, jo i qeverisë

Postuar në 03 Prill, 2016 14:08

Porti i Shëngjinit paska marrë një çmim ndërkombëtar. Çmimi është i artë dhe ai është dhënë për cilësi, menaxhim, lidership dhe planfikim strategjik. Çmimin e ka dhënë organizata ndërkombëtare për certifikimin e cilësisë “BID grup”. Çmimi “Quality Era Award” i është dorëzuar në Gjenevë të Zvicrës, Drejtorit të Portit të Shëngjinit Gjovalin Tushaj i cili ishte i pranishëm në ndarjen e çmimeve të përvitshme ku merrnin pjesë përfaqësues nga 178 vende të ndryshme të botës.

Përse Berisha do që reforma në drejtësi të bëhet pas zgjedhjeve?

Postuar në 01 Prill, 2016 22:33

Nga shkrimet e përditshme të Berishës në faqen e tij në Facebook, si dhe nga deklaratat që bëjnë zëdhënësit e tij (Lulzim Basha, Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi etj.), kuptohet qartë se ai synon ta shtyjë me çdo kusht reformën në drejtësi për pas zgjedhjeve parlamentare. Një synim i tillë do të ishte i kuptueshëm politikisht, në qoftë se gjasat për një fitore të koalicionit të rrudhur të PD-së do të ishin të mëdha pas një viti. Por a janë ato të mëdha?

Mungojnë firmat e lsi-stëve...në projektet e Veliajt

Postuar në 24 Mars, 2016 16:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i kthyer prej kohësh majtas, vendosi rrëzimin e kërkesave për referendum për parkimin nëntokësor te Parku "Rinia" dhe ndërtimet te Parku i Liqenit. Argumenti teknik ishte se nuk mund të mbahet referendum ndaj një akti të marrë nga një institucion, artificë kjo e paimagjinueshme, sa kohë që referendumi është një e drejtë për të kundërshtuar paudhësi të institucioneve private shqiptare.

A mund të quhet politika "edhe ashtu, edhe kështu", politikë moderimi?

Postuar në 08 Mars, 2016 21:31

Ilir Meta ka qëndruar gjithmonë në vijën e dytë të frontit, duke bërë në shumë raste edhe kritizerin e mazhorancës për nisma që  kanë ngjallur reagim publik apo dhe pakënaqësi politike në krahun kundërshtar. Luftën e mazhorancës e ka udhëhequr Edi Rama, herë me kokën para dhe herë me kokën mbrapa se çfarë humori ka aleati i tij. Gjithsesi në ndonjë rast vendosmëria e tij është zëvendësuar me zhgënjimin dhe tërheqje pa zhurmë nga vija e parë e frontit. LSI ka kohë që bën rolin e moderatorit, duke u atashuar me politikën “edhe kështu edhe ashtu”.

Ndodh edhe kështu, LSI "bëhet" me Tironën!

Postuar në 08 Mars, 2016 12:46

Nisi si një reagim i tifozit Petrit Vasili dhe përfundoi në një shksë zyrtare për kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi kërkesa e LSI-së që bashkia të mbështesë me fonde sport klub Tiranën, pas "disfatës" në derbin me Partizanin e Erion Braçes. LSI kërkon që bashkia të përmbushë përgjegjësitë që ka karshi klubit si aksionere që është, duke sjellë në vëmendje se në këtë mënyrë bashkia investon jo thjesht për një klub, por për krenarinë e qytetit.

Lista “Lu” dhe një përpjekje për të banalizuar angazhimin amerikan për reformën në drejtësi

Postuar në 03 Mars, 2016 15:26

Ambasadori amerikan Donald Lu ka shpenzuar dhe “armën e fundit” në kuadër të reformës në drejtësi. Duke parë se Venecia “hodhi” një raport mbi të cilin po luhet dhe kur dekriminalizimi i “pamundur” për një palë, po relativizon procesin, ka dalë me një deklaratë: Lu tha se SHBA do t’u refuzojë vizat gjyqtarëve të korruptuar.

Mirëpo ky është një problem që ligjërisht SHBA e ka të zgjidhur: harton listën në bazë të të dhënave që ka përmes ambasadës, i klasifikon aty të gjithë dhe refuzon vizën.

Platforma Blushi me një LSI parimore

Postuar në 28 Shkurt, 2016 12:35

Thuajse 20 ditë para mbajtjes së kongresit, Ben Blushi ka dhënë disa piketa të platformës së tij për kryetar të Partise Socialiste. "Unë do të paraqes një platformë, e cila do të parashikojë më shumë vende pune, një parti më kohezive, ndryshime themelore në sistemin e arsimit, nomalizim dhe natyralizim të sistemit tonë progresist të taksimit, që nuk e kemi sot megjithëse e premtuam, rritje pagash dhe mbështetje të shtresave në nevojë. Këto janë disa prej atyre që do të bëj"- është shprehur deputeti sicialist në një intervistë për DW.

Oferta e PD: Nuk jemi kundër konçesioneve, por mënyrës si po jepen

Postuar në 19 Shkurt, 2016 19:58

Një ditë pasi Lëvizja Socialiste për Integrim bëri publike disa propozime për ndryshime në ligjin për konçesionet, përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se ato nuk janë të dobishme. “Kjo nuk do ta heqë faktin që do të vazhdojnë të mbeten klientliste sepse e njëjta mazhorancë do t’i miratojë, po të njëjtit deputetë do të ngrenë kartonin. Kjo thjesht do të zgjasë periudhën kohore, do të përfshijë më shumë palë në negociata, do të zgjasi procesin e votimit.

Pages

Subscribe to RSS - LSI