Legjioni i Nderit

“Dashuria” e re e Francois Hollande për shqiptarët: Shkrimtari Luan Starova nderohet me “Legjioni i Nderit”

Postuar në 02 Prill, 2017 20:09

Një tjetër shqiptar merr nderimin e Legjionit të Nderit nga Franca. Luan Starova, shkrimtar dhe profesor i letërsisë frënge në Shkup, ish-ambasador i Maqedonisë në Paris, është nderuar së fundmi nga presidenti francez Hollande, me titullin “Legjioni i Nderit”. Në njoftimin e vet, agjencia maqedonas “MIA”, raporton se titulli i është akorduar Starovës për kontributin që ka dhënë në forcimin e marrëdhënieve franko-maqedone. Një arsyetim ky që qëndron mirë në këmbë po të mendosh se edhe vepra letrare e Starovës vlerësohet në Francë.

Kadare, Komandant i Legjionit të Nderit (Foto)

Postuar në 30 Maj, 2016 22:06

Franca i akordoi Ismail Kadaresë Urdhërin e Lartë Kombëtar “Komandant i Legjonit të Nderit”. Titulli iu dorëzua shkrimtarit të njohur shqiptar nga presidenti francez  Francois Holande në një ceremoni të organizuar në Pallatin Elize.  Urdhëri “Komandant i Legjionit të Nderit” për Ismail Kadarenë u shpall në 1 janarin e 2016-ës.Ky urdhër është ndër më të rëndësishmit në vlerësimin që shteti i Francës i bën personaliteteve në fusha të ndryshme. Në gjininë e letrave  e meritoi Ismail Kadare dhe francezi Michel Tournier.

Kadare, nderohet me urdhërin e Komandatit të Legjionit të Nderit në Francë

Postuar në 01 Janar, 2016 16:17

Shkrimtari i njohur shqiptar,Ismail Kadare nderohet nga shteti francez me Urdhërin e Lartë Kombëtar “Komandant i Legjionit te Nderit”.  Ky urdhër është ndër më të rëndësishmit në vlerësimin që Franca u bën personaliteteve në fusha të ndryshme.  Këtë vit në gjininë e letrave urdhëri  i takoi shkrimtarit shqiptar dhe francezit Michel Tournier.

Subscribe to RSS - Legjioni i Nderit