Kadare, Komandant i Legjionit të Nderit (Foto)

Postuar në 30 Maj, 2016 22:06

Franca i akordoi Ismail Kadaresë Urdhërin e Lartë Kombëtar “Komandant i Legjonit të Nderit”. Titulli iu dorëzua shkrimtarit të njohur shqiptar nga presidenti francez  Francois Holande në një ceremoni të organizuar në Pallatin Elize.  Urdhëri “Komandant i Legjionit të Nderit” për Ismail Kadarenë u shpall në 1 janarin e 2016-ës.Ky urdhër është ndër më të rëndësishmit në vlerësimin që shteti i Francës i bën personaliteteve në fusha të ndryshme. Në gjininë e letrave  e meritoi Ismail Kadare dhe francezi Michel Tournier. “Urdhëri  i Legjionit të Nderit” u krijua nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802. Ai përbëhet nga pesë kategori ku më e larta është “Kalorës”. Sot numërohen 93 mijë anëtarë dhe motoja e tyre është “Nder dhe Atdhe”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.