Kadare, nderohet me urdhërin e Komandatit të Legjionit të Nderit në Francë

Postuar në 01 Janar, 2016 16:17

Shkrimtari i njohur shqiptar,Ismail Kadare nderohet nga shteti francez me Urdhërin e Lartë Kombëtar “Komandant i Legjionit te Nderit”.  Ky urdhër është ndër më të rëndësishmit në vlerësimin që Franca u bën personaliteteve në fusha të ndryshme.  Këtë vit në gjininë e letrave urdhëri  i takoi shkrimtarit shqiptar dhe francezit Michel Tournier.

Për 2106, urdhërin me gradën më të lartë, “Kalores i Legjionit te Nderit”, iu akordua viktimave dhe heronjve të sulmeve terroriste ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo” në janar të 2015. Lista e emrave është publikuar në faqen zyrtare të “Urdhërit Kombëtar Francez” dhe është pasqyruar në mediat franceze si në çdo ditë të parë të Vitit të Ri.“Kalorës i Legjionit të Nderit” krijuar nga Napoleon Bonoparti në vitin 1802 përbëhet nga pesë kategori ku më e larta është “Kalores”. Sot numeron 93 mijë anëtarë,dhe motoja e tyre është “Nder dhe Atdhe”.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.