harta

Një hartë politike për virusin

Postuar në 30 Gusht, 2020 15:30

Harta në fjalë përdorej sot nga gazeta italiane “Corriere della Sera” si ilustrim i një raportimi mbi situatën e fundit të pandemisë në Europë. Absurditetit të vendimeve të Bashkimit Europian që lejon daljen e shtetasve të vendeve anëtare, por jo hyrjen e të huajve pa kontroll, u shtohet edhe kjo hartë që piketon rastet e infektimeve në Europë duke lënë të ashtuquajturin Ballkan Perëndimor, pra të gjitha vendet e rajonit që nuk janë ende anëtarë të BE-së.

Haxhiut i ngelet në dorë shkopi i Fevziut dhe akuza për dështim ndaj SHBA-ve

Postuar në 26 Qershor, 2020 20:04

Më 13 dhjetor 2019, Baton Haxhiu që thotë se është gazetar, shkruajti një artikull kritik ndaj ambasadorit amerikan në Kosovë, Kosnett. Arsyeja e kritikës ishte ato që Haxhiu i quante lëvdata të ambasadorit amerikan për Vetëvendosjen. Sot Haxhiu ka  bërë kritikëmn e dytë ndaj amerikanëve, duke vënë në fokus të kritikës SHBA-të dhe Shtëpinë e Bardhë.

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk është jetike

Postuar në 28 Prill, 2020 18:51

Kjo më sipër është një hartë e përdorur nga media serbe B92 – që cilësohet liberale në Serbi – ku flitet për rastin sllovak të pandemisë së koronavirusit. 

Hartat gjeopolitike do të ndryshojnë. Trump, kristalizim i prirjes "pushtet për hir të pushtetit"

Postuar në 24 Mars, 2020 14:28

Ish-ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, që prezantohet shpesh si akademik i suksesshëm dhe me ndikim në çështjet e marrëdhënieve ndërkombëtare ka publikuar së fundmi librin e tij të ri me titull: Tërmeti Sistemik dhe beteja për Rendin Botëror: “Populizmi ekskluziv kundër Demokracisë përfshirëse” që trajton tema të aktualitetit ndërkombëtar.

Kërkuesit publikojnë hartë të detajuar të kontinentit të zhdukur Adria e Madhe

Postuar në 13 Shtator, 2019 16:44

Adria e Madhe është emri i një kontinenti që mendohet se qëndron i fshehur poshtë Europës Jugore. Kërkuesit kanë krijuar së fundmi një hartë të detajuar të këtij kontinenti të humbur e që u shfaq 240 milionë vjet më parë, pasi u shkëput nga Gondvana, një superkontinent që përbëhej nga ajo që sot është Afrika, Antarktida, Amerika e Jugut, Austrlia dhe pjesë të tjera toke. Adria e Madhe shtrihej nga ato që sot janë Alpet deri në Iran, por jo e gjitha kjo masë qëndronte mbi ujë.

Ndryshon harta gjoestrategjike e Mesdheut Lindor

Postuar në 20 Mars, 2019 11:21

Nënshkrimi këtë të mërkurë në Jeruzalem i  marrëveshjes mes Greqisë, Qipros dhe Izraelit për gazjellësin East-Med po ndryshon hartën gjeostrategjike të Mesdheut Juglindor.

Prania e sekretarit amerikan të Shtetit në firmiosjen e marrëveshjes ndërqeveritare sipas analistëve është një sinjal i qartë  për rolin e tre vendeve nënshkruese në çështjet e sigurisë në rajon.

“Kadastra”, kryregjistruesi: Do sistemohen hartat e gabuara

Postuar në 14 Shkurt, 2019 14:43

Shkrirja e tre agjencive në një të vetme, konkretisht ajo e ALUIZNI-t, Hipotekës dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, dhe projektligji i kadastrës kanë hasur në kontestimin e opozitës dhe presidentit Ilir Meta, me argumentin se do të shkaktonte një kaos me pronësinë, për shkak të hartës së re dixhitale. Por për kryeregjistruesin Valdin Pjetri, hartat e reja nuk do të krijojnë probleme pronësie, pasi bëhet fjalë për sistemim të hartave të vjetra. Po ashtu, Pjetri theksoi se shqetësim kryesor në Shqipëri është mosregjistrimi fillestar i 10% të pronave. 

Korrigjojeni atë hartë!

Postuar në 26 Gusht, 2018 14:04

Tashmë është e qartë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka një qëndrim të ndryshëm për ndarjen e Kosovës nga ai i shefit të vet politik, kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit nuk është shprehur as pro as kundër, por nëse konsiderojmë metrat komunikativë që Rama përdor prej vitesh, atëherë opinion i para disa ditëve i shërbyesit të tij, Baton Haxhiu, me titull: “Ç’ka nëse ia dalin” duhet marrë si shprehje e miratuar edhe kryeministri shqiptar. Edi Rama është në favor të pazarit e Serbinë, për lëshim territoresh, për pazarin e radhës ku ai dëshiron protagonizëm dhe lajle lulet e paqifikuesit.

PD: Harta e pazarit Rama-Fusha

Postuar në 18 Korrik, 2018 12:56

Refuzimi i kryeregjistruesit të Tiranës për të dhënë informacion mbi statusin e zonës ku qeveria kërkon t‘i falë kompanisë Fusha një sipërfaqe të konsiderushme prone publike mbi të cilën do të ndërtohen disa kulla sipas Partisë Demokratike është një përpjekje për t’i fshehur publikut aferën që lidh kryeministrin Rama me biznesin e ndërtimit.

PD: 3 kulla shkelin njollën e Teatrit (Harta)

Postuar në 30 Qershor, 2018 13:10

Partia Demokratike ka publikuar sot njollën hipotekore, mbi të cilën shtrihet Teatri Kombëtar dhe zonën ku parashikohet të ndërtohen kullat e kompanisë Fusha sh.p.k. Përkundër pretendimeve të qeverisë dhe bashkisë se në projektligjin për Teatrin është marrë parasysh kërkesa e artistëve për të mos u prekull trualli, deputetja Albana Vokshi tha se vërtetimi hipotekor dhe projekti tregon të kundërtën.

Pages

Subscribe to RSS - harta