Ndryshon harta gjoestrategjike e Mesdheut Lindor

Postuar në 20 Mars, 2019 11:21

Nënshkrimi këtë të mërkurë në Jeruzalem i  marrëveshjes mes Greqisë, Qipros dhe Izraelit për gazjellësin East-Med po ndryshon hartën gjeostrategjike të Mesdheut Juglindor.

Prania e sekretarit amerikan të Shtetit në firmiosjen e marrëveshjes ndërqeveritare sipas analistëve është një sinjal i qartë  për rolin e tre vendeve nënshkruese në çështjet e sigurisë në rajon.

Sipas tyre, kjo reflekton përmirësimin e përgjithshëm të marrëdhënieve në veçanti mes Greqisë dhe SHBA, duke krijuar  kushte të reja, më të favorshme për Athinën dhe balancat në rajon. Tsipras mësohet të jetë shprehur  se transporti i sigurt i burimeve të energjisë në BE është një nga akset kryesore të politikës së jashtme greke.

Kjo është në thelb pjesë e strategjisë së Greqisë për përmirësimin politikave të ndjekura nga ish-ministri Nikos Kotzias  kur mori drejtimin e ministrisë së jashtme. Qipro, Greqia dhe Izraeli do të zgjerojnë bashkëpunimin edhe në fushën e mbrojtjes, ekonomisë dhe migrimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.