Harta e re e materies së errët vë në diskutim teorinë e Ajnshtajnit

Postuar në 31 Maj, 2021 10:31

Një hartë e shpërndarjes së materies së errët në univers është krijuar nga një ekip ndërkombëtar studiuesish.

Rezultatet janë befasuese sepse ato tregojnë se materia e errët është më e përhapur sesa parashikojnë teoritë më të mira aktuale.

Vëzhgimi duket se i shpëton teorisë së relativitetit të Ajnshtajnit - duke paraqitur një enigmë për studiuesit.

Rezutatet janë publikuar nga Dark Energy Survey Cooperation, raporton BBC.

Materia e errët është një substancë e padukshme që përshkon hapësirën. Ajo përbën 80% të materies në univers.

Astronomët arritën ta gjenin nëpërmjet shtrembërimit të dritës së yjeve të largët. Sa më i madh shtrembërimi, aq më i madh është përqendrimi i materies së errët.

Ekipi përdori teleskopin Victor M Blanco në Kili, me anë të të cilit analizoi 100 milionë galaktika.

Harta tregon se si materia e errët përhapet në Univers. Zonat e zeza janë zona të gjera të quajtura boshllëqe, ku ligjet e fizikës mund të jenë të ndryshme. Zonat e ndritshme janë ato ku përqendrohet lënda e errët. Ata quhen "halos", sepse pikërisht në qendër është vendi ku ekziston realiteti ynë. Në mesin e tyre janë galaktikat si Rruga e Qumështit, që shkëlqejnë shumë.

Megjithatë, harta e re e materies së errët nuk tregon atë që prisnin astronomët. Ata kanë një ide të saktë të shpërndarjes së materies së errët 350 000 vjet pas Big Bengut, falë Agjencisë Evropiane të Hapësirës që vëzhgon orbitën nga observatori Planck. Ai mati rrezatimin akoma të pranishëm nga ai moment, i quajtur sfondi kozmik mikrovalë, ose më poetikisht, "pasardhësi i krijimit".

Duke u mbështetur në idetë e Ajnshtajnit, astronomët, zhvilluan një model për të llogaritur se si materia duhet të shpërndahet gjatë 13.8 miliardë viteve të ardhshme deri në ditët e sotme. Por vëzhgimet aktuale nga harta e re ndryshojnë me disa përqind - kjo tregon se materia është përhapur paksa në mënyrë të barabartë.

Si rezultat, profesor Carlos Frenk, nga Durham University, mendon se mund të ketë ndryshime të mëdha në kuptimin tonë të kozmosit.

"Ne mund të kemi zbuluar diçka vërtet themelore në lidhje me strukturën e Universit. Teoria aktuale mbështetet në shtylla të ngulura me rërë. Dhe ajo që mund të shohim është shembja e njërës prej atyre shtyllave."

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.