Kërkuesit publikojnë hartë të detajuar të kontinentit të zhdukur Adria e Madhe

Postuar në 13 Shtator, 2019 16:44

Adria e Madhe është emri i një kontinenti që mendohet se qëndron i fshehur poshtë Europës Jugore. Kërkuesit kanë krijuar së fundmi një hartë të detajuar të këtij kontinenti të humbur e që u shfaq 240 milionë vjet më parë, pasi u shkëput nga Gondvana, një superkontinent që përbëhej nga ajo që sot është Afrika, Antarktida, Amerika e Jugut, Austrlia dhe pjesë të tjera toke. Adria e Madhe shtrihej nga ato që sot janë Alpet deri në Iran, por jo e gjitha kjo masë qëndronte mbi ujë.

Kjo nënkupton se ajo ishte një zinxhir ishujsh dhe arkipelagësh…një rajon i mirë për zhytje

shprehet autori kryesor i studimit që ka gjeneruar hartën, Douwe van Hinsbergen nga universiteti i Utrecht.

Studimi është realizuar për një dekadë dhe konsiston në mbledhjen dhe studimin e shkëmbinjve që mendohet se kanë qenë pjesë e këtij kontinenti të vjetër. Aktualisht mbetjet shkëmbore të kontinentit sot mund të gjurmohen në 30 vende të ndryshme të cilët kanë realizuar vëzhgimet e veta gjeologjike, të cilat janë sintetizuar në një hartë të vetme. Zhdukja e Adrias së Madhe supozohet se ndodhi 100-120 milionë vjet më parë pas një përplasjeje me Europën që çoi në zhytjen e saj poshtë kësaj të fundit me përjashtim të disa shkëmbinjve shumë të lehtë që nuk u zhytën në mantelin e Tokës. Ky proces mund të imagjnohet si ai kur një person vendos duart poshtë tavolinës dhe lëviz ngadalë poshtë saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.