gjoba

Kur detajet flasin më shumë se shifrat

Postuar në 12 Shtator, 2015 11:34

Ndërsa aksioni kundër informalitetit është në vazhdim e sipër, drejtoresha e Tatimeve Briselda Shehaj ka bërë të ditur shifrat e para që duken inkurajuese. Sipas Shehaj, në këto ditë të para të aksionit kundër informalitetit janë 1 440 subjekte të gjobitura mes të cilave 590 janë konfiskuar.

“Për shkaqe si mungesë kase, nuk lëshon faturë, mallra pa faturë, ndonjë punonjës i paregjistruar kemi deri më tani 1440 subjekte të gjobitura. Ndërsa nga ata të paregjistruar kemi 186, 590 gjithsej kanë pësuar konfiskim malli”­ deklaroi Shehaj.

Tatimet në gatishmëri “luftarake” – udhëzimi i Canit: 2% e të ardhurave i mbeten DPT-së. Punonjësit e hetimit tatimor pajisen me armë

Postuar në 11 Shtator, 2015 01:46

Lufta kundër informalitetit dhe evazionit – që këtej e tutje do të quhet evazion tatimor dhe jo fiskal – është kompletuar së fundmi edhe me bazën juridike minimale, siç është udhëzimi i ministrit Shkëlqim Cani. Në datën 4 shtator të këtij viti, pra në ditët e para të aksionit, ministri ka miratuar udhëzimin për “Për procedurat tatimore”, si ndryshim i pasuruar me disa shtesa, i udhëzimit nr. 24 i datës 2 shtator 2008. Disa pika të udhëzimit të ri udhëhiqen nga një frymë gatishmërie e ngjashme me operacione policore.

Korrigjohen gjobat e bashkisë: Kur urinojnë dy a më shumë vetë bashkë, ka skonto dhe mund të paguhet me këste

Postuar në 26 Gusht, 2015 22:15

Gjoba 20 mijë lekëshe e bashkisë për ata që urinojnë në tokë, endacakët gjejnë zgjidhjen: Do ta hedhin përpjetë

Postuar në 25 Gusht, 2015 20:07

Për luftën kundër evazionit fiskal në ditët e nxehta të gushtit

Postuar në 04 Gusht, 2015 13:10

Qeveria po përgatitet të hartojë një ligj të rreptë kundër evazionit fiskal, ku ndër të tjera parashikohet deri dënim me burg për ata individë që nuk kanë kasë fiskale apo nuk lëshojnë kupon tatimor në bizneset e tyre. Por edhe kjo betejë e madhe e shpallur nga kryeministri duket se është në vazhdën e masave ndëshkimore dhe jo të reformave të strukturuara. Kërcënimi me burg nuk mund të kompensojë gropën e qeverisë në mbledhjen e të ardhurave dhe as dështimin e nënshkrimit të kontratës me FMN.

Pages

Subscribe to RSS - gjoba