gjoba

Ndjekje penale dhe gjoba për protestën e 8 dhjetorit. Po kampingun e grevave në bulevard e kujton kush?

Postuar në 12 Shkurt, 2016 19:46

Lufta më e mirë është të godasësh tek paratë. Kështu po vepron edhe qeveria, e cila ka menduar që të gjobisë dhe të kallëzojë penalisht organizatorët e protestës së 8 dhjetorit. “Bashkia e Tiranës, krahas gjobës së vendosur ndaj Partisë Demokratike dorëzon në prokurori preventivin e dëmeve të shkaktuara  gjatë protestës së opozitës më 8 dhjetor. Por, këtë praktike, mësohet se kanë ndjekur edhe Kryeministria, Ministria e Transporteve dhe ajo e Brendshme.

Kryetari i Bashkisë, Fallsor Kallajnxhiu sqaron: “E vërteta e gjobës së falsifikuar”

Postuar në 27 Janar, 2016 22:37

Legjenda Urbane: Fallsor Kallajnxhiu, kështu thirret nga PD-ja kryetari i Bashkisë pas gjobës së falsifikuar. Fallsori ka depozituar mbrojtjen në Prokurori. “Çështja e gjobës është shumë e thjeshtë. Unë mbaj syze, sepse nuk shoh afër. Por atë ditën e gjobës nuk i kisha syzet me vete dhe dikush ma kaloi nën rrogoz”.

Hetim zyrtar për falsifikatorët e Bashkisë, Veliaj mbrojtës i një vepre penale

Postuar në 26 Janar, 2016 23:26

Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj, Erion Veliaj janë zyrtarisht objekt i një hetimi për një vepër penale që ka konsumuar aparati drejtues i policisë bashkiake, me aprovimin e eprorëve. Prokuroia pritet të thërrasë për të pyetur disa zyrtarë te bashkisë pas konfirmimit se shkrimi në gjobën që bashkia e Tiranës vuri Partisë Demokratike per protesten e 8 dhjetorit ishte falsifikuar. Burime nga akzua e kryeqytetit konfirmojnë se do të merren në pyetje i gjithë zinxhiri drejtues i policisë bashkiake, duke filluar nga kryeinspektori dhe drejtori i saj Ermal Kapllani.

Lakrorit i bien petët/Gjoba e kabinetit të “Mister Fallcit” përfundon në Prokurori

Postuar në 26 Janar, 2016 16:23

Do të vinte patjetër kjo ditë. Dhe nuk vonoi. Shakaja prej parimori që kryetari i Bashkisë, Erjon Velaij, bëri me gjobën ndaj PD-së pas protestës së 8 dhjetorit, përfundoi në Prokurori. Ekspertimi nxori se teksti i gjobës nuk ishte shkruar nga inspektori Besmir Karaj, që edhe bëri kallëzimin. Firma e tij po, por siç njoftojnë mediat, ka një praktikë, ku blloqet e gjobave mbahen të firmosur dhe mbiu to inspektorët plotësojnë tekstin. Ky është momenti i dyshimtë që mendohet se është shfrytëzuar nga bashkiakët e rinj të Veliajt, i cili e MORI PËRSIPËR përgjegjësinë publikisht.

Një bisedë me dy policë rrugorë

Postuar në 10 Janar, 2016 11:05

Shqipëria është vendi i paradokseve dhe për të huajt shpeshherë ngjan si vend ekzotik që duhet vizituar për modelin unikal që përcjell përmes prezantimit si popull dhe si shtet. Një nga paradokset është prania e policisë rrugore në çdo kryqëzim të qyteteve apo thuajse çdo kilometër në rrugët kombëtare. Ndryshe nga praktikat europiane policia shqiptare operon me postblloqe dhe jo me patrullim në rrugë, duke ndaluar drejtuesit e automjeteve sipas një progresioni aritmetik dhe jo ata që gjatë lëvizjes kryejnë shkelje.

Qeveria mban dorën edhe për gjobat e qarkullimit. Në 2016-ën hyjnë në fuqi rregullat e reja

Postuar në 25 Dhjetor, 2015 16:33

Përveç procedurave të marrjes së patentës në vitin 2016 do të ndryshojnë edhe sanksionet që vendos Policia Rrugore. Vizion Plus raporton se një draft i përgatitur nga Ministria e Brendshme parashikon shkallëzimin e gjobave për drejtuesit e automjeteve. “Çdo drejtues i cili shkel për herë të parë një kategori të caktuar të rregullave të qarkullimit, duke përjashtuar tejkalimin e shpejtësisë dhe shkeljen e semaforit, do të këshillohet. Kjo masë do të regjistrohet automatikisht në sallën operative të policisë rrugore.

Bruto nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 16:12

"Opinion.al" zbardh një komunikim mes Pal Trashaj, Kryetar i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtorit të një banke të Nivelit të dytë. Trashaj është gjobitur nga Gjykata e Tiranës me 60 mijë lekë, pasi u padit nga banka për mosshlyerjen e një kredie prej 1 milionë lekësh. Dhe njeriu që mban detyrën e drejtimit të një Forumi për Trashëgiminë Kulturore kërcënon me këtë gjuhë: “Pergjigju o pleh, kam fshij bythen me deputet e ministra kur kane ra ne qafe, si ju baj ka nje c,do mies, brek pa lam”. 

Gjykata Kushtetuese ndal marrëzinë e “burgut për kuponat tatimorë”

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 15:22

Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot vendimin e vet për kërkesën e Shoqatë për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut për shfuqizimin e disa neneve të ligjit nr. 99/2015 ““Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

Eri, mos harro fiqtë!

Postuar në 10 Dhjetor, 2015 03:45

Çfarë na provon rasti i gjobës që Bashkia e Tiranës i vuri kryetarit të PD-së për dëmet në protestë? Na provon se shteti funksionon. Se nëna Shqipëri, njësoj si në filmin e njohur, u ka dhënë bijve më të mirë, zemërimin ndaj Berishës si shpatë dhe...ti dalim Zot kësaj pune.

Po të jetë për aksione të kësaj natyre, Erjon Veliaj është i pari. Nuk e bën për t’u dukur. Të mos tregohemi dashakeqë. Është instinkti i brendshëm i njeriut që jeton me hologramën e Shqipërisë së të ardhmes, maket i ëndrrave të tij.  

Nikollaq Neranxi shpreson vetëm në Facebook/Kryeministri i dërgon letër falënderimi, OSHEE-ja e gjobit fshehurazi

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 04:42

Nikollaq Neranxi, biznesmen i njohur dhe ish-deputet i së majtës, poston në profilin e kompanisë së tij me të njëjtin emër, në Facebook, një rast ku si protagonist është OSHEE-ja dhe arbitrariteti i saj. Sqaron vetë biznesmeni: “OSSHE ky hajdut i madh i biznesit dhe i qytetarëve! Të dashur miq! Duam të denoncojmë publikisht një vjedhje të turpshme që një kompani shtetërore kërkon t'i bëjë Kompanisë "Neranxi", natyrisht më pas do ndjekim rrugët ligjore, aty ku në fakt jami fare të pashpresë, sepse nuk mund t'i thuash hajdutit, kape hajdutin.

Pages

Subscribe to RSS - gjoba