Europa

Europa duhet të zgjohet nga gjumi

Postuar në 05 Mars, 2019 14:11

 

Evropa po ecën si somnabul dhe populli i saj duhet të zgjohet para se të jetë tepër vonë. Nëse nuk e bëjnë këtë, Bashkimi Evropian do të ketë fatin e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. As udhëheqësit tanë, as qytetarët e zakonshëm nuk e kuptojnë se po përjetojmë një moment revolucionar, se sfera e mundësive është shumë e madhe dhe se, në këto kushte, rezultati eventual është shumë i pasigurt.

Zoti Soreca, merrni një shtëpi me qera tek Astiri!

Postuar në 14 Shkurt, 2019 14:13

Në një intervistë për Deutsche Welle, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca ka thënë ndër të tjera se:

SHBA kërkon nga BE të anullojë “Nord Stream II”

Postuar në 08 Shkurt, 2019 12:38

Anullimin nga Bashkimi Europian të gazjellësit “Nord Stream II” kërkojnë ambasadorët e SHBA në Gjermani, Danimarkë dhe BE në një një artikull për DË.

"Varësia e BE-së nga gazi rus e vendos Evropën dhe gjithë Perëndimin në rrezik  dhe na bën gjithmonë e më pak të sigurt. «Nord Stream II» do të rrisë më tej predispozicion Evropës ndaj shantazhit rus në sektorin e energjisë" shkruajnë ata duke shtuar se «Nord Stream II» jo vetëm që do të transportojë gazin rus, por do të zgjerohet ndikimi i Rusisë në Evropë nëpërmjet detit lindor.

Britania kthen vizat për europianët nga 29 Marsi

Postuar në 29 Janar, 2019 11:10

Një Brexit pa marrëveshje më 29 mars do të thotë që qytetarët e BE që dëshirojnë të udhëtojnë në Britaninë e Madhe për më shumë se tre muaj do të duhet të aplikojnë për vizë pa pagesë.

Siç u zbulua të hënën nga Ministria e Brendshme Britanike, masa do të zbatohet drejtpërsëdrejti për ata që duan të jetojnë, punojnë ose studjojnë në  këtë vend. 

Bllokimi nga Italia dha efekt, 92% më pak emigrantë

Postuar në 04 Janar, 2019 20:16

2018 shënoi reduktimin të ndjeshëm të personave që hyjnë ilegalisht në Europë.  Sipas të dhënave më të fundit  të Frontex, numri i emigrantëve të paligjshëm ra në 150,000 ose 92% më pak krahasuar me një milion që hynë në Europë në 2015.

Arsyeja kryesore për rënien dramatike e numrit të emigrantëve të paligjshëm që tentojnë Europën është bllokimi nga Italia i rrugës Qendrore Mesdheut. Në 2018 në Itali u regjistruan vetëm 23 mijë hyrje të paligjshme, numri më i ulët që nga viti 2012,

HIV/AIDS, mbetet ende luftë e gjatë në Europë

Postuar në 02 Janar, 2019 17:17

Një raport i përbashkët i Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) ngre alarmin për numrin e madh të të diagnostikuarve me HIV/AIDS në Europë.

Me rreth 160 000 njerëz të diagnostikuar me HIV, viti 2017 shënoi një tjetër vit alarmues përsa i përket përhapjes së virusit HIV në rajonin europian", thuhet në raport.

Die Zeit: Po vjen Europa e zhurmës

Postuar në 23 Dhjetor, 2018 11:16

Matteo Salvini, Viktor Orban, Marine Le Pen dhe Alexander Gauland i AFD në Gjermani, të gjithë këta duan një Europë tjetër. Por me çfarë do të ngjasojë kjo Europë e partive populiste ekstremiste pyet gazeta gjermane Die Zeit.

"Është një pyetje që duhet të shtrohet, pasi partitë populiste pritet të rrisin mbështetjen  në zgjedhjet e ardhshme evropiane të majit. Këto parti nuk do të bëhen aq të forta sa të jenë në gjendje të kenë pozita drejtuese në Evropë. Por ato do të marrin aq shumë peshë në institucionet evropiane saqë do të ndikojnë në shumë çështje "

Nostalgji për diktaturat dhe shovinizëm i përhapur kulturor në vendet e Europës Lindore

Postuar në 09 Dhjetor, 2018 18:16

Një sondazh i realizuar pak kohë më parë nga Pew Research Center hedh dritë mbi disa prirje të qëndrueshme në shoqëritë europiane, duke theksuar megjithatë dallimin pes Europës Perëndimore dhe asaj Lindore apo Qendrore.

Përpjekjet e Europës për të europianizuar Ballkanin dhe ballkanizimi i vetë BE-së

Postuar në 15 Nëntor, 2018 13:10

Dy vjet më parë, në një intervistë për Evropën e Lirë, një deklaratë e imja tërhoqi vëmendje. Reagimet pozitive dhe negative u shkaktuan më së shumti nga një fjali e vetme: “Zgjerimi i BE-së (në Ballkanin Perëndimor) nuk do të ndodhë”. 

Një Europë pa Merkel

Postuar në 02 Nëntor, 2018 10:39

Për shumë analistë në Bruksel tërheqja graduale e Angela Merkel nga skena politike nuk vjen si rrufe në qiell të hapur. Samiti i dështuar i BE-së mbi krizën e refugjatëve, politiko parashikoi fundin e afërt të kancelares.DW shkruan se në shumë vende evropiane, veçanërisht në Poloni, Hungari dhe Itali nuk do të jetë askush i keqardhur që Merkel do të braktisë në Kancelarinë.

Pages

Subscribe to RSS - Europa