SHBA kërkon nga BE të anullojë “Nord Stream II”

Postuar në 08 Shkurt, 2019 12:38

Anullimin nga Bashkimi Europian të gazjellësit “Nord Stream II” kërkojnë ambasadorët e SHBA në Gjermani, Danimarkë dhe BE në një një artikull për DË.

"Varësia e BE-së nga gazi rus e vendos Evropën dhe gjithë Perëndimin në rrezik  dhe na bën gjithmonë e më pak të sigurt. «Nord Stream II» do të rrisë më tej predispozicion Evropës ndaj shantazhit rus në sektorin e energjisë" shkruajnë ata duke shtuar se «Nord Stream II» jo vetëm që do të transportojë gazin rus, por do të zgjerohet ndikimi i Rusisë në Evropë nëpërmjet detit lindor.

“Gazsjellësi do t’i japë mundësi Moskës për të minuar edhe më tej integritetin dhe stabilitetin e Ukrainës"- theksojnë diplomatët amerikanë  duke shtuar se Evropa do t’i paguajë çdo vit miliarda euro  Rusisë,  që nga ana e saj mund të financojë indirekt agresionin ushtarak rus në vende si Ukrainë dhe Siria apo sulmet kibernetike kundër institucioneve demokratike në Evropë dhe SHBA”

 Megjithatë, sipas burimeve nga qarqet qeveritare franceze të cituara nga Sueddeutsche Zeitung, Parisi së bashku me vendet baltike dhe Poloninë, e konsiderojnë kërcënim për sigurinë e tyre gazjellësin. "Ne nuk duam të rritur varësinë tonë nga Rusia dhe në këtë mënyrë të dëmtojë interesat e vendeve evropiane të tilla si Polonia dhe Sllovakia" thanë zyrtarët francezë.

Përveç kësaj, Ukraina beson se nëse projekti përparon, ajo do të humbasë rolin e vendit -tranzit për të transferuar energjinë në BE. Në anën tjetër Gjermania, e cila mbështet projektin është duke kërkuar aleatë në përpjekjen e saj për të parandaluar ndryshimin e direktivave të BE-së për gazin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.