gazsjellesi

SHBA kërkon nga BE të anullojë “Nord Stream II”

Postuar në 08 Shkurt, 2019 12:38

Anullimin nga Bashkimi Europian të gazjellësit “Nord Stream II” kërkojnë ambasadorët e SHBA në Gjermani, Danimarkë dhe BE në një një artikull për DË.

"Varësia e BE-së nga gazi rus e vendos Evropën dhe gjithë Perëndimin në rrezik  dhe na bën gjithmonë e më pak të sigurt. «Nord Stream II» do të rrisë më tej predispozicion Evropës ndaj shantazhit rus në sektorin e energjisë" shkruajnë ata duke shtuar se «Nord Stream II» jo vetëm që do të transportojë gazin rus, por do të zgjerohet ndikimi i Rusisë në Evropë nëpërmjet detit lindor.

Trump sulmon hapur: Gjermania është peng i Rusisë

Postuar në 11 Korrik, 2018 11:17

Gjermania është peng i Rusisë. Me këtë deklaratë, presidenti amerikan Donald Trump ka pagëzuar nisur samitin e Brukselit, ku pritet të takohen përfaqësues të vendeve anëtare të Aleancës. Mediat raportojnë se Trump ka patur debate me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ndaj të cilit edhe ka përcjellë konsideratat e veta për Gjermaninë e cila sipas tij e shfaqe varësinë ndaj Moskës në faktin se importon gaz prej Rusisë.

Negociata të reja me TAP

Postuar në 06 Tetor, 2016 22:40

Qeveria shqiptare deklaron se ka kërkuar dhe po zhvillon negociata me konsorciumin TAP për të rritur përfitimet nga ndërtimi dhe shfrytëzimi i tij. Top-Channel raporton se kriter në këtë negociim është barazimi në përfitime me Greqinë.

Shqipëria në marrëveshje ka patur më pak përfitime fiskale se Greqia. Ideja që ndryshimet e legjislacionit fiskal në Shqipëri të mos kishin asnjë efekt tek TAP, kjo është një klauzolë ndrydhëse që i heq Shqipërisë mundësinë për të patur të ardhura më të mëdha në kohë të caktuara”, thotë ministri Gjiknuri.

Miku Erdogan rikthen në skenë Turkish Stream, projekti me Rusinë rivalizon TAP

Postuar në 10 Shtator, 2016 10:56

Kthesa në marrëdhëniet ruso-turke duket se do të ndryshojë edhe gjeopolitikën në raport me Ballkanin dhe Europën Juglindore. Takimi Putin -Erdogan gushtin e kaluar riktheu në axhendën e dy vendeve projektin e gazsjellësit Turkish Stream, i cili parashikohet të furnizojë me gaz Europën Jugore përmes Turqisë, Greqisë dhe Italisë. Këto tri vende janë të përfshira edhe në projektin e gazsjellësit TAP, ku merr pjesë edhe Shqipëria.

Ish-ministri grek zbardh negociatat me Rusinë kundër projektit TAP dhe ndikimit amerikan në Ballkan

Postuar në 27 Prill, 2016 10:20

Revista greke “Proneës” i ka dedikuar një artikull ndikimit të gazsjellësve në marrëdhëniet gjeostrategjike mes Greqisë dhe Rusisë, duke analizuar në veçanti ndikimin që pati gazsjellësi TAP në marrëdhëniet greko-ruse.

Subscribe to RSS - gazsjellesi