Nostalgji për diktaturat dhe shovinizëm i përhapur kulturor në vendet e Europës Lindore

Postuar në 09 Dhjetor, 2018 18:16

Një sondazh i realizuar pak kohë më parë nga Pew Research Center hedh dritë mbi disa prirje të qëndrueshme në shoqëritë europiane, duke theksuar megjithatë dallimin pes Europës Perëndimore dhe asaj Lindore apo Qendrore.

Në disa vende të ish bllokut komunist  ka një përqindje jo të vogël njerëzish që mendojnë se do të ishte më mirë një shtet jodemokratik sesa një shtet demoratik. Dhe të dhënat janë shqetësuese edhe në vende që janë anëtare të BE-së, pra që e kanë përjetuar lirinë në formën e saj perëndimore si Bullgaria apo Rumania.

44% e bullgarëve, 28% e rumunëve, 26% e polakëve, 26% e hungarezëve por edhe 22% e boshnjakëve mendojnë se është më mirë një shtet jodemokratik. Rusët shkojnë më larg me 41%, 6% më shumë sesa bjellorusët dhe 10% më shumë sesa Ukraina.

Nga ana tjetër një tjetër e dhënë jo pa rëndësi është edhe përqindja e njerëzve që mendojnë se Rusia është elemenet i domosdoshëm për të ballancuar Perëndimin.

Shifrat ecin përpjestimisht sipas ish-republikave sovjetike si Rusia me 85%, armenët me 83% për të vijuar me serbët dhe grekët përkatësisht me 80% dhe 79, ndërkohë që edhe në vende që tradicionalisht kanë ushqyer prirje antiruse si Polonia, Lituania, Republika Çeke ky vlerësim nuk është i ulët.

Në analizën e sondazhit bie në sy edhe fakti se shovinizmi kulturor është më i dallueshëm në Europën Lindore, që gjithësesi qëndron pas Greqisë ku 89% e të pyeturve mendojnë se kultura e tyre është superiore ndaj të tjerave. Në Rusi kjo shifër shkon në 69%, në Serbi 65%, në Rumani 66%, në Bullgari 69%, ndërkohë që në vende si Italia, Gjermania, apo Franca përqindjet lëvizin jo më lart se 47%.

Kjo prirje e Europës Lindore është e qëndrueshme dhe ka një analogji me shprehitë e viteve ’30, vite kur këto shtete u provuan si demokratikisht të dështuara.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.