ekonomi

Telashet e sistemit më të mirë të pensioneve në botë

Postuar në 06 Dhjetor, 2021 13:41

Islanda ka sistemin më të mirë të pensioneve në botë. Megjithatë, edhe kjo e ka një problem. Kursimet për pensionistët e ardhshëm janë grumbulluar në masë të tillë saqë po tejkalojnë dyfishin e madhësisë së ekonomisë së ishullit të Atlantikut të Veriut.

Qeveria islandeze po konsideron të lejojë menaxherët e investimeve të diversifikohen duke blerë më shumë letra me vlerë jashtë vendit. Kjo ka sjellë paralajmërimin e bankës qendrore, e cila kërkon që, siç parashikojnë rregulloret, pjesa e zotërimeve jashtë shtetit në asetet e pensioneve të mos i kalojë 50%.

Rrugët drejt askundit/ Si e dëmton rritjen ekonomike korrupsioni në investimet publike

Postuar në 28 Nëntor, 2021 17:01

 

Gara për pasurinë, Kina lë pas SHBA-të

Postuar në 15 Nëntor, 2021 22:21

Kina ka lënë pas SHBA-të si vendi me vlerën më të madhe neto të pasurisë globale, konkludon një raport i ri nga McKinsey & Co, të cilit i referohet Bloomberg.

Pasuria e Kinës është rritur me shpejtësi gjatë dy dekadave të fundit, çka i dha mundësinë asaj ta rrisë pasurinë neto me 17 herë, nga 7 trilionë dollarë në 2000, në 120 trilionë dollarë në 2020.

Rama: Plan me tre pika për të shmangur efektet e krizës energjetike

Postuar në 09 Tetor, 2021 17:11

Një paketë me tre pika është ajo me të cilën qeveria synon të mbrojë qytetarët shqiptarë nga efektet e krizës energjetike. Kryeministri Rama doli para mediave me strategjinë e përgatitur për të përballuar situatën e vështirë energjetike që paralajmëroi vetë disa ditë më parë.

Po hyjmë në një krizë të re. Nuk përjashtohen kufizimet në furnizimin me energji elektrike

Postuar në 03 Tetor, 2021 15:08

Rritjes së çmimit të bukës, gazit dhe karburanteve, pritet t’i shtohet edhe ajo e energjisë elektrike. Kryeministri Rama e paralajmëroi një fakt të tillë, në një dalje të paparalajmëruar për mediat sot në mesditë. Duke e motivuar rritjen me krizën energjetike në botë dhe manovrat tregtare që vijnë si pasojë, Rama tha se rritja e çmimit të energjisë pritet brenda 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm, duke shtuar se qeveria do të përpiqet të mbrojë nga kjo rritje shtresat në nevojë.  

FMN i jep 1 miliard dollarë qeverisë së Lukashenkos

Postuar në 24 Gusht, 2021 12:58

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ka akorduar Bjellorusisë gati 1 miliard dollarë nga fondi i saj për rimëkëmbjen e ekonomisë globale nga kriza që shkaktoi koronavirusi. Fondit iu hap drita jeshile pavarësisht përpjekjeve të fundit të kundërshtarëve të regjimit të goditur nga Lukashenko për të bllokuar transaksionin, nga frika se kjo mund t’ia forcojë atij pozicionin dhe ta përshkallëzojë më tej valën e shtypjes në Bjellorusi. Programi - i cili vlen 650 miliardë dollarë në total - ka shtesë ato që FMN-ja i quan të drejta të veçanta të tërheqjes (SDRs), një pasuri rezervë ndërkombëtare e ak

FMN “injekton” 650 miliardë dollarë në ekonominë botërore  

Postuar në 03 Gusht, 2021 13:28

FMN ka miratuar një fond prej 650 miliardë dollarësh për rritjen e likujditetit në tregjet financiare të globit, të prekura nga pandemia Covid-19. Vendimi për fondin në fjalë (rreth 456 miliardë SDR) u mor më 2 gusht 2021 dhe do të nisë zbatimin me 23 gusht.   

Albtelecom drejt shitjes, hungarezët shprehin interes për ta blerë

Postuar në 02 Gusht, 2021 12:31

Operatori më i madh i shërbimeve fikse të komunikimit në Shqipëri, Albtelecom, është drejt shitjes. Siç raporton Monitor, procesi i shitjes është në fazën fillestare dhe nuk ka ende një afat për përfundimin e saj.

Parashikimi i FMN: Rritja ekonomike 6% për 2021, pandemia rëndon mbi vendet në zhvillim

Postuar në 01 Gusht, 2021 12:53

Për vitin 2021, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një rritje ekonomike prej 6.0% në 2021 dhe 4.9 % për vitin 2022. Aksesi në vaksina vijon të mbetet një nga elementët kryesorë që do të përcaktojë rimëkëmbjen globale. Në kët pikë, vendet ndahen në dy grupe: ato që mund të presin normalizimin e mëtejshëm të aktivitetit më vonë këtë vit (pothuajse të gjitha ekonomitë e përparuara) dhe ato që do të përballen akoma me përhapjen e infeksioneve dhe rritjen e vdekjeve nga COVID.

Mali i Zi i shpëton borxhit kinez

Postuar në 21 Korrik, 2021 20:17

Mali i Zi ka arritur një marrëveshje me katër banka ndërkombëtare për të shmangur rrezikun që paraqiste për të një borxh 1 miliard dollarë ndaj Kinës. Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve MINA, e cila i referohet një deklaratë të ministrit të Financave, Milojko Spajiç.

Marrëveshja që rifinancon borxhin parashikon edhe uljen e normës së interesit për shlyerjen, raporton Reuters.

Pages

Subscribe to RSS - ekonomi