Gara për pasurinë, Kina lë pas SHBA-të

Postuar në 15 Nëntor, 2021 22:21

Kina ka lënë pas SHBA-të si vendi me vlerën më të madhe neto të pasurisë globale, konkludon një raport i ri nga McKinsey & Co, të cilit i referohet Bloomberg.

Pasuria e Kinës është rritur me shpejtësi gjatë dy dekadave të fundit, çka i dha mundësinë asaj ta rrisë pasurinë neto me 17 herë, nga 7 trilionë dollarë në 2000, në 120 trilionë dollarë në 2020.

Kina iu bashkua Organizatës Botërore të Tregtisë në vitin 2000, çka e përshpejtoi ngritjen e saj ekonomike.

Ndërkohë që pasuria e Kinës u 17-fishua, ajo e Shteteve të Bashkuara gjatë të njëjtës periudhë është rritur vetëm 3-fish. Vlera neto e pasurisë amerikane arriti vetëm në 90 trilionë dollarë në vitin 2020, thotë McKinsey.

Megjithatë, ajo që i bashkon të dy vendet është fakti se si në Kinë, edhe në SHBA, dy të tretat e pasurisë i kanë 10% të familjeve më të pasura.

Në total, gjatë vitit 2020, pasuria globale arriti në 514 trilionë dollarë, nga 156 trilionë dollarë që ishte në vitin 2000.

Rreth 68% e kësaj pasurie ruhet në pasuri të paluajtshme. Sipas raportit, rritja globale e pasurisë është nxitur nga rritja e çmimeve të pronave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.