Telashet e sistemit më të mirë të pensioneve në botë

Postuar në 06 Dhjetor, 2021 13:41

Islanda ka sistemin më të mirë të pensioneve në botë. Megjithatë, edhe kjo e ka një problem. Kursimet për pensionistët e ardhshëm janë grumbulluar në masë të tillë saqë po tejkalojnë dyfishin e madhësisë së ekonomisë së ishullit të Atlantikut të Veriut.

Qeveria islandeze po konsideron të lejojë menaxherët e investimeve të diversifikohen duke blerë më shumë letra me vlerë jashtë vendit. Kjo ka sjellë paralajmërimin e bankës qendrore, e cila kërkon që, siç parashikojnë rregulloret, pjesa e zotërimeve jashtë shtetit në asetet e pensioneve të mos i kalojë 50%.

Ministri i Financave, Bjarni Benediktsson, i cituar nga Bloomberg, thotë se kursimet kolektive të pensionit kanë arritur në 6.4 trilion korona (49 miliardë dollarë).

Është e vetëkuptueshme që ne nuk mund t'i kufizojmë të gjitha mundësitë e investimit në tregun vendas.

Ekonomia islandeze, e cila varet nga turizmi, ka përjetuar cikle lulëzimi dhe rënieje. Trazirat që pasuan falimentimin e Lehman Brothers në vjeshtën e vitit 2008 dëmtuan sektorin e saj të jashtëzakonshëm bankar, duke rrezikuar tregun vendas të aksioneve dhe duke e ulur sistemin e pensioneve me më shumë se 20%.

Por guvernatori i bankës qendrore, Asgeir Jonsson, ngul këmbë se çdo rritje e investimeve jashtë shtetit nga fondet e pensioneve duhet të jetë në përputhje me zhvillimet në ekonominë vendase. Një ndryshim shumë drastik rrezikon të destabilizojë monedhën vendase, korona, në një kohë që vendi përballet me rënien e shkaktuar nga pandemia.

Banka Qendrore vitin e kaluar bëri një pakt me fondet e pensioneve për të ndaluar investimet e huaja për gjashtë muaj në kulmin e pandemisë, në mënyrë që të mbrohet kursin e këmbimit të koronës dhe  të zvogëlohen luhatjet e saj.

Sistemi i pensioneve i Islandës është i pari në renditjen e Indeksit Global të Pensionit të Institutit Mercer CFA. Në raportin e tetorit të këtij viti, Suedia la pas Holandën dhe Danimarkën, vende lider prej kohësh për sistemin e pensioneve.

Në Suedi, pensionet shtetërore janë "relativisht bujare", ndërsa sistemi privat është i mirëqeverisur. Ai mbulon të gjithë punonjësit që kontribuojnë me një pjesë të lartë të të ardhurave të tyre.

Islandezët që punojnë, duke përfshirë kontraktorët dhe punonjësit me kohë të pjesshme, duhet të paguajnë të paktën 12% të pagës së tyre në pension. Shumica e kontratave të punës mandatojnë një kontribut prej 15.5%, nga të cilat punëdhënësi paguan 11.5%.

Me rritjen e fondeve të pensioneve janë shtuar zërat për heqjen e plotë të kufirit të investimit, ose si  alternativë, shtyrjen e tij në 60% deri në 65%.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.