drafti

Parimisht ranë dakord të nisin diskutimin nen për nen

Postuar në 09 Maj, 2016 13:14

Pas vërejtjeve që parashtroi një ditë më parë për draftin e reformës në drejtësi  Partia Demokratike sot ra dakord për të filluar diskutimet nen për nen të këtij drafti. “Vota jonë pro fillimit të procesit të amendamenteve, të diskutimeve nen për nen të amendamenteve Kushtetuese ashtu siç dhe u ra dakord në mbledhje, nuk duhet të interpretohet si një votë pro çështjeve politike, të cilat ekspertët e misionit të EURALIUS dhe OPDAT nuk i kanë marrë në trajtim”-tha nw deklaratwn e tij Eduard Halimi.

Doli njëzetepesa për kusarë...

Postuar në 09 Maj, 2016 03:12

Ambasadori i Amerikës Donald Lu, që kur zbriti për herë të parë në aeroportin e Rinasit, na u drejtua duke folur shqip. Duket, se ata që e dërguan, ia kishin bërë të qartë që më parë se politikanët shqiptarë nuk e kanë për gjë, që kur ua do interesi, ta përkthejnë anglishten e Uashingtonit gjithnjë si t’u vijë përmbarë atyre. Prandaj, për t’i prerë rrugën këtyre spekulimeve, përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë në Tiranë, ndryshe nga pararendësit e tij, i bën në shqip të gjitha deklarimet e tij publike.

A mund të kenë turp këta? SHBA i urdhëron të firmosin draftin e reformës në drejtësi

Postuar në 04 Maj, 2016 17:28

Ambasadori amerikan foli sot me një gjuhë të drejtëpërdrejtë në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi,  duke i treguar edhe kulaçin edhe kërbaçin klasës sonë politike. I zhveshur nga gjuha diplomatike ambasadori amerikan kërkoi të prekë ndjenjat qytetare të palëve politike, duke u thënë se zvarritja e miratimit të reformës po i bën me turp. Nga ana tjetër, të dyja palëve iu bë e qartë se afati ka skaduar dhe tashmë duhet të shkojnë si çeçua të hedhin  firmën në draftin e reformës në drejtësi.

Rishikohet drafti i qeverisë për Byronë e Hetimit

Postuar në 02 Mars, 2016 10:50

Byroja Kombëtare e Hetimit do të shqyrtohet nga Komisioni i Reformës në Drejtësi së bashku me paketën e ndryshimeve kushtetuese. Byroja pritet të jetë në varësi të Prokurorisë speciale antikorrupsion, në rolin e një policie gjyqësore.  Tanimë, Komisioni i Reformës, do të duhet të rishikojë projektin e Qeverisë, për të përshtatur varësinë e Byrosë, direkt nga Prokuroria special antikorrupsion.

PD-ja propozon energji elektrike falas për familjet e varfra

Postuar në 15 Shkurt, 2016 15:07

Partia Demokratike ka bërë një tjetër propozim me natyrë sociale. Ose më saktë gati humanitare. Ajo ka propozuar një projektligj që rregullon të drejtën për energji falas për familjet e varfra, me një kosto që shkon jo më shumë se 500 milionë lekë në vit. Drafti, parashikon që familjet e varfëra të marrin 90 kilovatë/orë energji falas në muaj, nga qershori në tetor dhe 150 kilovatë për 6 muajt e tjerë më të ftohtë të vitit dhe sipas deputetit Dashamir Shehi nisma niset edhe nga dy premisa: “Keni çuar policinë të mbledhë lekët, keni rritur çmimin, do bëni ndonjë lëshim?

Drafti i PD-së: “Anëtarësimi në BE…ngjarje e pasigurt e së ardhmes. Sot mbi 90 % e shqiptarëve janë dakord, situata mund të jetë e ndryshme pas disa viteve”

Postuar në 18 Janar, 2016 17:23

Është përsëritur disa herë se reforma në drejtësi është çelës për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Por në kushtet e tanishme miratimi i reformës kalon nga tre drafte paralelë, që përfaqësojnë mendimin e partive kryesore parlamentare për amendimet kushtetuese. Një prej të cilëve është edhe opinioni i ekspertëve të Partisë Demokratike që është shpërndarë sot për median.

Drafti i Ministrisë së Drejtësisë: KLD-ja me pjesëmarrje dhe përgjegjësi politike

Postuar në 11 Janar, 2016 16:45

“ABCNEWS” ka zbardhur sot atë që e raporton si “drafti që propozon Ministria e Drejtësisë për disa ndryshime në Kushtetutë”. Sipas informacionit në fjalë, ministria e drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, propozon një strukturë politike në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, që do të administrojë lëvizjet në pushtetin gjyqësor. “Për reformën në drejtësi kërkohet krijimi i një strukture të këshillit të drejtësisë i cili do të ketë përgjegjësi politike.

Qeveria mban dorën edhe për gjobat e qarkullimit. Në 2016-ën hyjnë në fuqi rregullat e reja

Postuar në 25 Dhjetor, 2015 16:33

Përveç procedurave të marrjes së patentës në vitin 2016 do të ndryshojnë edhe sanksionet që vendos Policia Rrugore. Vizion Plus raporton se një draft i përgatitur nga Ministria e Brendshme parashikon shkallëzimin e gjobave për drejtuesit e automjeteve. “Çdo drejtues i cili shkel për herë të parë një kategori të caktuar të rregullave të qarkullimit, duke përjashtuar tejkalimin e shpejtësisë dhe shkeljen e semaforit, do të këshillohet. Kjo masë do të regjistrohet automatikisht në sallën operative të policisë rrugore.

Konsensusi, kostoja e notës “4” të Venecias

Postuar në 25 Dhjetor, 2015 01:50

Kundërshtimi që po i bëhet draftit të Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi, pas vërejtjeve esenciale që ka bërë Komisioni i Venecias, po prek cakun e marrëdhënies deri diku normale që dukej se sundonte palët gjatë procesit të diskutimit. Ka intepretime për vëretje, të cilat nuk mund të anashkalohen, pavarësisht se politika po mban zemrën me dorë nga frika e sfidës që lëshoi dje Fatmir Xhafaj.

K. i Venecias jep opinionin e Ndërmjetëm: Amendimet kushtetuese për reformën në Drejtësi, duhen rishikuar. Korrigjim thelbësor draftit

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 22:11

Komisioni i Venecias ka publikuar opinionin e vet, të ndërmjetëm, lidhur me propozimet e Parlamentit shqiptar për amendamentet kushtetuese të nevojshme për reformën e sistemit të drejtësisë. Pavarësisht sesi është interpretuar nga partitë politike në Tiranë, Komisioni nënvizon se pas konsultimit që aktorët në Tiranë do të bëjnë mes këtij opinioni dhe ndryshimeve të propozuara, do të publikohet një opinion final. Prapartitë parlamentare dhe komisioni përkatës do të duhet të pasqyrojë vërëjtjet e bëra nga KV e mandej ta dërgojë atë për një rishikim final.

Pages

Subscribe to RSS - drafti