Qeveria mban dorën edhe për gjobat e qarkullimit. Në 2016-ën hyjnë në fuqi rregullat e reja

Postuar në 25 Dhjetor, 2015 16:33

Përveç procedurave të marrjes së patentës në vitin 2016 do të ndryshojnë edhe sanksionet që vendos Policia Rrugore. Vizion Plus raporton se një draft i përgatitur nga Ministria e Brendshme parashikon shkallëzimin e gjobave për drejtuesit e automjeteve. “Çdo drejtues i cili shkel për herë të parë një kategori të caktuar të rregullave të qarkullimit, duke përjashtuar tejkalimin e shpejtësisë dhe shkeljen e semaforit, do të këshillohet. Kjo masë do të regjistrohet automatikisht në sallën operative të policisë rrugore. Nëse bëhet përsëritës, ai do të gjobitet ndërsa funksionon krejt e kundërta për ata drejtues mjetesh të cilët kanë historik të gjatë gjobash. Sipas projektit, nëse je një drejtues i vjetër automjeti dhe ke një numër të lartë gjobash atëherë dhe masat do të jenë të larta, të cilat do të aplikohen të klasifikuara për përdoruesit e rrugës në varësi të makinave që ata përdorin apo llojit të shkeljes që ata bëjnë. Dikush që ka muaj me siguracion të skaduar do të gjobitet, por nëse siguracioni ka pak ditë që ka skaduar, atëherë salla operative duke parë dhe historikun e shkeljeve do të këshillojë drejtuesin. Sipas Ministrisë së Brendshme, projekti do të aplikohet në të gjithë Shqipërinë ku patrullat e Policisë Rrugore do të pajisen me kamerat e trupit”, raporton VP.

Comments

Submitted by i (not verified) on

Po ku ka shqiptar pa gjoba ne Shqiperi. Ketu gjobat i vendosen ne ajer te gjitheve per parkim. Dhe nuk respektohen as afatet e njoftim e perseri ti marrin

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.