PD-ja propozon energji elektrike falas për familjet e varfra

Postuar në 15 Shkurt, 2016 15:07

Partia Demokratike ka bërë një tjetër propozim me natyrë sociale. Ose më saktë gati humanitare. Ajo ka propozuar një projektligj që rregullon të drejtën për energji falas për familjet e varfra, me një kosto që shkon jo më shumë se 500 milionë lekë në vit. Drafti, parashikon që familjet e varfëra të marrin 90 kilovatë/orë energji falas në muaj, nga qershori në tetor dhe 150 kilovatë për 6 muajt e tjerë më të ftohtë të vitit dhe sipas deputetit Dashamir Shehi nisma niset edhe nga dy premisa: “Keni çuar policinë të mbledhë lekët, keni rritur çmimin, do bëni ndonjë lëshim? Si qenka kjo punë kështu”, tha ai. Qeveria aktuale ka menduar që të rimbursojë 200 mijë familje që kanë si kryefamiljar pensionist, për diferencën e çmimit të shtuar nga unifikimi i tarifës. Por përgjatë gjithë kësaj kohe ka patur raportime që ky fond nuk ëhstë adresuar. Po kështu kundër kësaj politike ka dalë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që vlerëson se ajo e rëndon financën publike. Nuk është e qartë se çfarë do të bëjë mazhoranca, por vitin e kaluar kur opozita propozoi TVSH-në 6% për energjinë, ministri i Financave, e hodhi poshtë duke e cilësuar atë si populizëm. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.