K. i Venecias jep opinionin e Ndërmjetëm: Amendimet kushtetuese për reformën në Drejtësi, duhen rishikuar. Korrigjim thelbësor draftit

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 22:11

Komisioni i Venecias ka publikuar opinionin e vet, të ndërmjetëm, lidhur me propozimet e Parlamentit shqiptar për amendamentet kushtetuese të nevojshme për reformën e sistemit të drejtësisë. Pavarësisht sesi është interpretuar nga partitë politike në Tiranë, Komisioni nënvizon se pas konsultimit që aktorët në Tiranë do të bëjnë mes këtij opinioni dhe ndryshimeve të propozuara, do të publikohet një opinion final. Prapartitë parlamentare dhe komisioni përkatës do të duhet të pasqyrojë vërëjtjet e bëra nga KV e mandej ta dërgojë atë për një rishikim final.
Vërejtjet janë gjithfarëshe: ato nisin që nga nevoja për të sqaruar disa terma, qëllime që qëndrojnë pas formulimeve të ndryshme, pasaktësi, e deri tek ndërhyrjet që marrin në konisderatë kontekstin politik shqiptar që imponon adoptimin e zgjidhjeve të afërta dhe adekuate. Për ta ilustruar këtë mjafton të shihet vërejtja që KV bën që në hyrje të opinionit kur shkruan se “...rregullimet ekzistuese kushtetuese që përcaktojnë statusin e pushtetit gjyqësor janë në tepri të mjaftueshme për të garantuar pavarësinë e tij dhe besueshmërinë. Gjithsesi në Shqipëri, sikurse në disa vende postkomuniste, konstitucionalizimi i standardeve të gjyqësorit rezultoi në një paradoks...ato zhvilluan një sjellje korporatiste të shumë anëtarëve të gjyqësorit që çoi në përhapje të madhe të korrupsionit”. Pra sistemi kushtetues është në rregull, por ai nuk ka zgjidhur ndonjë gjë deri më tani. Përkundrazi, ka çuar në përdorimin e tij si koperturë imunitare e një pushteti të korruptuar. Teknikisht, vërejtjet kalojnë në të gjitha pikat e propozuara nga Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi, por po veçojmë katër prej tyre:

 Amendamenti 6 që ndryshon nenin 43 të Kushtetutës e që rrëgullon të drejtën e shtetasve për t’u ankuar ndaj një vendimi të gjykatës. Komisioni Parlamentar ka bërë këtë propozim konkret: “Neni 43 ndryshon si vijon: Kushdo ka të drejtë të ankohet kundër një vendimi gjyqësor në një gjykatë më të lartë, përveçse në rastet kur vendimi i gjykatës është i formës së prerë. Ligji mund të parashikojë ndryshe në rast të vlerës së pakët (vogël) të objektit të çështjes”. Komisioni i Venecias e merr këtë propozim duke nënvizuar se nuk kuptohet mirë se çfarë synon dhe çfarë do të thotë. Për pasojë ai kërkon ripunim dhe riformulim “vetëm nëse ky nuk është provlem përkthimi”. Sugjeron KV: “Më e mundshme është që e drejta për “t’u ankuar” duhet kuptuar si e drejta për të apeluar vendimin gjyqësor. Është e rëndësishme që kjo e drejtë të garantohet në Kushtetutë...Për më tepër fraza “përveçse në rastet kur vendimi i gjykatës është i formës së prerë” mund të çojë në keqkuptime.
 Amendamenti 24 që ndryshon nenin 132 lidhur me pasojat e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Venecias shteon pyetjen se cili është qëllimi i këtij amendimi, që heq nga teksti aktual fjalën “e përgjitshme” si përcaktues i pasojave që kanë vendimet e GjK-së. Pra çfarë vlerë do të kenë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe pse nuk parashikohet publikimi i mendimit të pakicës? Një ndryshim ky që pezullon një praktikë të aplikuar dëri më tani.
 Amendamenti 27 që ndryshon nenin ekzsitues 135 dhe sanksionon krijimin e Gjykatës së Lartë Administrative. Komisioni vlerëson se krijimi i një hjykate të tillë, pra zgjerimi i gjykatave administrative është pozitiv pasi vendos mbikëqyrje më të mirë institucionale ndaj performancës së administratës tatimore dhe fiskale, por pyetja që shtrohet është nëse Shqipëria i ka kapacitetet e duhura njerëzore dhe financiare për ta realizuar mirë një gjë të tillë. Po kështu krijimi i një Gjykate të Lartë Administrative krahas Gjykatës së Lartë, mundet të krijojë çështje përplasjeje mes tyre dhe të çojë në kushtet, që Komisioni i vlerëson që në hyrje të opinionit, e një “procesi shumë kompleks dhe të ndërlikuar vendimmarrjeje”.
 Reforma në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, komkretisht përmes amendimeve 40 dhe 41, që i korrespondojnë nene e kushtetuese 140 dhe 141. Komisioni i Venecia i kushton një rëndësi të veçantë këtij momenti, që duket se është zgjidhur jo mirë, në vlerësimin e tij, nga ekspertët shqiptarë. Kjo pasi funksionimi i një organi si KLD-ja duhet të marrë në konsideratë edhe situatën politike dhe kontekstin. “Çështja është nëse në kontesktin aktual politik, procedura e zgjedhjes së pesë anëtarëve që vijnë nga avokatia të sigurojë një kompozim pluralist të Këshillit. Kjomduhet adresuar me implementimin e legjislacionit që duhet të sigurojë se kandidaturat duhet të jenë të çliruara sa më shumë të jetë e mundur nga ndikimi politik”. Po kështu sugjerime jepen edhe për rolin e ministrit të Drejtësisë si dhe qeverisë që “duhet të ketë rol vëzhguesi” në Këshill.

Duke i konsideruar këto momente si esenciale, por edhe si një lloj kampionimi të vërëjtjeve që KV i ka bërë draftit të Parlamentit shqiptar, mund të thuhet se dokumenti final, është ende larg të qenit i kënaqshëm. Sugjerimet e bëra për plotësime dhe riformulime, për shkak se mund të çojnë në boshllëqe apo keqpërdorim, theksojnë faktin se nuk është bërë një punë e mirë në përpilimin e dokumentit. Të kujtojmë se për hartimin e tij u thirrën ekspertë të nivelit të lartë, u përpiluan tre drafte nga tri partitë kryesore parlamentare, e megjithatë, KV-ja konstaton se “çorba” është jo e vogël. Për t’u theksuar gjithashtu është edhe fakti se Opinioni është i Ndërmjetëm. Ai fton për ripunim të dokumentit nga Parlamenti shqiptar. Rrjedhimisht ajo që thuhet në Tiranë se përgjigja e Venecias ishte pozitive është as më shumë e as më pak një deformim i të vërtetës.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Me duket se reformen nuk e paskat fare qef. Mos ju preken gje interesat? Perse nuk e keni marre ju persiper reformen deri me tani mqs I kuptokat te gjitha?
Eshte normale qe te kete sugjerime nga KV. Por nuk eshte normale te flasesh me kaq pak respekt per nje pune kolosale!

Submitted by I (not verified) on

Meso shqip...
Keta spo flasin pa respekt por po tregojne sec ka thene komisioni i venecias per ndryshimet kushtetuese... mund te jet pune kolosale por e bere gabim. Kaq

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.