doreheqja

Rama duhet të ikë, por kush do të vijë dhe si?

Postuar në 24 Shtator, 2016 00:28

Gjatë një interviste në TemA TV, Mustafa Nano renditi disa arsye përse Edi Rama duhet larguar nga kreu i qeverisë. Në fakt, mund të ketë edhe 1001 arsye të tjera (përveç atyre që renditi Nano), përse Rama duhet larguar nga kryeministria, por pyetja është se kush do ta zëvendësojë dhe si.

Nano e dha një zgjidhje të mjegullt në intervistën e tij, kur tha se largimin e Ramës e kanë në dorë socialistët, të cilët “me hir apo me pahir duhet t’i japin munxët kryeministrit”.

Çështja “Mimran”, “Haaretz” paralajmëron skandal për Netanyahun që mund të dorëhiqet

Postuar në 05 Korrik, 2016 23:45

Hetimi i kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu për çështjen “Mimran”(http://www.respublica.al/2016/03/27/telashe-të-reja-për-netanyahun-publikohet-një-foto-e-tij-me-arnaud-mimran-i-akuzuar-si) ka marrë një përmasë tjetër. Gazeta e njohur “Haartez” njofton se policia ka në dorë materiale të reja, “detaje të të cilave i njohin shumë pak njerëz” në kuadër të një hetimi që pritet të shpërthejë së shpejti.

Fundi i “Paktit” me Dëshmitë e Penalitetit

Postuar në 31 Maj, 2016 17:03

Elvis Roshi tashmë është një ish-kryetar i Bashkisë së Kavajës. Kokfortësia e pushtetit, kryeministrit dhe Partisë Socialiste për të bërë sikur nuk di gjë, apo për të mbrojtur një njeriun e vet, nuk ka fituar mbi domosdoshmërinë e një standardi që mendohej se ishte i panegociueshëm. Elvis Roshi ka deklaruar se është dënuar pa dijeninë e tij dhe për këtë ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Pak ditë më parë u bë lajm në media se ai “nuk mbante mend pse ishte dënuar në Gjermani”, ndërkohë që historisë së ndryshimit të emrit, iu mbivendos edhe ajo e ndryshimit të mbiemrit.

Dorëhiqet ministri izraelit i Mbrojtjes: “Elementë ekstremistë kanë marrë kontrollin në vend”

Postuar në 20 Maj, 2016 18:19

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Moshe Ya'alon, ka dhënë dorëheqjen duke deklaruar se vendi ka rënë në dorë të ekstremistëve. I njohur si një bashkëpunëtor i afërt me kryeministrin Beniamin Netanyahu, Ya’alon, është tërhequr edhe nga parlamenti, për arsye se kohët e fundit ka patur divergjenca të forta. “Sot në mëngjes i raportova kryeministrit se dorëhiqem nga qeveria dhe nga Knesset dhe shkëputem për një farë kohe nga jeta politike”, deklaroi ai nga selia e ministrisë që ka drejtuar deri më tani.

Dorëhiqet nga BBC-ja për shkak të raportimit të njëanshëm të luftës në Siri

Postuar në 07 Maj, 2016 12:57

Disa media ndërkombëtare po i bëjnë jehonë dorëheqjes së një gazetareje me origjinë siriane që drejtonte një emision në BBC. Sipas gazetares Dima Izzedin, largimi nga puna në këtë televizion të njohur vjen për arsye të raportimit jo të drejtë mbi ngjarjet në Siri, që sipas saj kanë pasqyruar paragjykime. “Standarded e adoptuara nga ky institucion i madh supozohet të jenë më të lartat, që e bëjnë atë të parënnmes mediave, por ky nuk është rasti.

Erdogan nxjerr nga skena kryeministrin Davutoglu

Postuar në 05 Maj, 2016 14:56

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka dhënë dorëheqjen. Mediat njoftojnë për një mbledhje të tensionuar dje mes tij dhe Presidentit Erdogan dje, e cila u cilësua si “përcaktuese për të ardhmen e kryeministrit turk”. Sot Davutoglu mbajti një konferencë për shtyp në të cilën vlerësoi se “ndryshimi në lidershipin e partisë dhe qeverisë do të jetë një gjë e mirë”. Në bazë të statutit të partisë AKP, ai mban edhe detyrën e kryetarit të saj të cilën do ta lërë formalisht pas zhvillimit të Konventës në datën 22 maj.

Dorëheqja e kryeministrit të Islandës, efekti “pa bereqet” i Panamasë

Postuar në 05 Prill, 2016 19:29

Efektet e mega-skandalit financiar “Panama Papers” kanë prodhuar zhvillime polutike në Islandë. Mediat islandeze raportojnë se kryeministri, Sigmundur Gunlaugson dha dorëheqjen pas protestës masive kundër tij. Ai dyshohet se ka fshehur të ardhurat përmes një kompanie offshore të themeluar nga bashkëshortja e tij në Panama.  Gunlaugson fillimisht refuzoi të dorëhiqej dhe i kërkoi presidentit shpërbërjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Dorëheqja e tij mund të ketë një efekt zinxhir edhe për qeveri të tjera të përfshira në skandal.

Dorëheqja e drejtorit të Sptalit të Lushnjës, nuk pranoi të firmoste shkarkimet e Beqajt

Postuar në 29 Shkurt, 2016 17:43

Tërhoqi vëmendjen sot dorëheqja e drejtorit të Spitalit të Lushnjës, i cili në një konferencë për shtyp tha se vendosi të lërë postin për arsye familjare. Por burime pranë spitalit të Lushnjës thanë për ResPublica se Ramazan Doko vendosi të japë dorëheqjen pasi nuk pranoi të firmosë shkarkimin e 35 punonjësve nga spitali i Lushnjës, si pjesë e urdhërit për ristrukturimin e personelit mjekësor. Edhe në konferencën për shtyp Doko u tregua i kujdesshëm, duke lënë të nënkuptohet shkak i largimit ishte pamundësia për të çuar përpara projektet e tij.

Mark Frroku, sponsorizues i Partisë Demokratike

Postuar në 26 Nëntor, 2015 20:32

Hyri në parlament si pjesë e Aleancës së Shqipërisë Europiane por e shkuara politike e Mark Frrokut lidhet ngushtë me Partinë Demokratike. Këtë e ka pohuar vetë deputeti demokristian në letrën e dorëheqjes që avokati i tij pritet t’I dorëzojë të premten kuvendit. Frroku thotë se është viktimë e të pavërtetave të Partisë Demokratike, të cilën e ka sponsorizuar dhe se ka qenë edhe pjesë e saj.

INTERVISTA/ Mustafa Nano: “ResPublica” nuk është më e imja

Postuar në 09 Qershor, 2015 12:53

“ResPublica” nuk është më e Muç Nanos... Epo ndodh edhe kështu. Çfarë habie mund të sjellë ky fakt. Se natyrisht asnjë dramë nuk ka ndodhur. Ndërkohë, lexuesi fanatik duhet të qetësohet. Thjesht gazeta ka ndërruar botues, ose siç jemi mësuar tanimë të flasim nëpër tavolina kafenesh: ka ndërruar pronar. Por gazeta është po aty: www.respublica.al. Me sa duket për mirë a për keq është tregu ai që vendos për shumëçka. Nostalgjia dhe patetizmi nuk hyn në asnjë xhep. Gjithçka në markatë shitet dhe blihet.

Pages

Subscribe to RSS - doreheqja