denimi

Kërkohet dënimi me një vit burg

Postuar në 24 Mars, 2016 15:17

Për ish-ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj, është kërkuar një vit burg. Kjo është kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme, në përfundim të një procesi që e sheh Tafajn, të akuzuar për shpërdorim detyre me dëm 1 milionë euro. Kolegji penal i Gjykatës së Lartë ka komunikuar në fund të mbledhjes se vendimi përfundimtar do të shpallet më 14 prill. Tafaj akuzohet se ka akredituar universitete në shkelje me ligjin, ndaj dhe ishte dërguar për gjykim në Gjykatën e Lartë që prej tetorit të vitit 2015.

Ti nuk je AUTIK !

Postuar në 20 Mars, 2016 05:34

Ti që ke një shoqëri të tërë për ta njohur, për t’iu përshtatur dhe socializuar, ti që po ecën me hapa të vogla drejt zhvillimit, ti që mbase nuk do jesh koshient për ekzistencën e këtij artikulli, ti që vizualisht më njeh dhe që kërkon të luash me mua duke vrapuar. Ti që trishtove pavetëdijshëm familjen tënde me veçantinë tënde në sjellje, me mungesën e fjalëve…ti nuk je autik!

Dënimi i Hysen Shoshorit dhe ndikimi i Sali Berishës sipas Kastriot Dervishit (faksimilie)

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 10:32

Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, duke iu referuar dokumenteve autentike, zbardh në faqen e tij në FB historinë e dënimit të Hysen Shoshorit, rrethanat si u prangos, duke hedhur trakte antikomuniste në Tiranë, emrat e dëshmitarëve që e kryqëzuan, vendin e dënimit të të ndjerit e deri te zyrtarët që rënduan pozitën e tij. Dervishi thotë se emri i Sali Berishës nuk ka lidhje me këtë proces. Spas ish-drejtorit të Arkivës për Hysen Shoshorin në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme është dosja hetimore – gjyqësore nr.10.666.

Ca krime dhe ca kriminelë të padënuar…

Postuar në 27 Nëntor, 2015 03:33

"…Partitë tona nuk janë demokratike, liderët nuk votohen, nuk respektojnë votën e antarësisë. Prandaj ato që nuk janë demokratike dhe nuk pyesin për votën, nuk mund të mos sjellin kriminelë" - tha deputeti socialist Ben Blushi në foltoren e parlamentit gjatë debatit të djeshëm për dekriminalizimin.

Një pusetë me logon “Shtet”: Dy vrasje = Burgim i Përjetshëm. Katër vrasje = 35 vite

Postuar në 16 Nëntor, 2015 16:39

Sokol Mjacaj u dënua nga Gjykata e Shkodrës me burgim të përjetshëm për vrasjen e 2 turistëve çekë në 3 korrik të këtij viti. Burgim i përjetshëm për një vrasje absurde. Vendimi duket se bën drejtësi në raport me aktin e kryer. Por ka edhe një perspektivë tjetër. Konstandin Xhuvani, djali i ish-deputetes së PS-së, Luiza Xhuvani, u dënua me 35 vjet nga Gjykata e Apelit Tiranë, meqenëse kishte kërkuar gjykim të shkurtuar. Xhuvani vrau katër vetë në lokalin “Ante Grand” më 4 nëntor 2014.

Ardian Fullani shpallet i pafajshëm

Postuar në 12 Tetor, 2015 13:50

Gjykata ka shpallur të pafajshëm ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Prokuroria ka këkruar pesë vjet burg për Fullanin, që sërish do të ulej për shkak të gjykimit të shkurtuar. Por gjykata vendosi lirimin nga akuza e shpërdorimit të detyrës. Ai u arrestua vitin e kaluar, në muajin shtator, pas skandalit të vjedhjes në BSH të një shume prej 713 milionë lekësh.

Shënim: Drejt precedentit kroat?

Postuar në 28 Shtator, 2015 21:24

Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri po çojnë përherë e më shumë drejt idesë se një pjesë e politikës po “blen” hyrjen në Europë, duke bërë kurban një pjesë tjetër. Asociimi me Ivo Sanader të Kroacisë çalon jo pak, pasi në ndryshim nga Kroacia, Shqipëria është një vend ku institucionet e drejtësisë dhe të akuzës janë përgjegjëse sa politika për gjendjen e krijuar, sikurse i gjithë establishmenti politik është i zhytur në batakun e korrupsionit që gjeneron po vetë. E megjithatë ai mbetet sërish i referueshëm. 

Dënimi i Fatmir Mediut, PR: Kasacioni në Itali anuloi vendimet e mëparëshme

Postuar në 21 Shtator, 2015 17:43

"Tema” publikon faksimilen: Fatmir Mediu, i dënuar në Milano me 3 vjet burg

Postuar në 20 Shtator, 2015 18:25

Gazeta “Tema” ka publikuar para disa minutash faksimile të atoj që duket një vendim gjyqi nga Gjykata e Milanos, e ku figuron si i dënuar shtetasi me emrin Fatmir Mediu. “Tema” shkruan se është Fatmi Mehdiu, ish-ministri i Mbrojtjes, aleat i ngushtë i Partisë Demokratike, tellallja kryesore e dekriminalizimit. Tani faksimilja është një fakt që publikohet, e që do të kërkojë një deklaratë sqaruese nga Fatmir Mehdiu, që akuzohet. Kuptohet nëse zotëria do ta shikojë të dobishme që të sqarojë opinionin.

Pages

Subscribe to RSS - denimi