Dënimi i Hysen Shoshorit dhe ndikimi i Sali Berishës sipas Kastriot Dervishit (faksimilie)

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 10:32

Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, duke iu referuar dokumenteve autentike, zbardh në faqen e tij në FB historinë e dënimit të Hysen Shoshorit, rrethanat si u prangos, duke hedhur trakte antikomuniste në Tiranë, emrat e dëshmitarëve që e kryqëzuan, vendin e dënimit të të ndjerit e deri te zyrtarët që rënduan pozitën e tij. Dervishi thotë se emri i Sali Berishës nuk ka lidhje me këtë proces. Spas ish-drejtorit të Arkivës për Hysen Shoshorin në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme është dosja hetimore – gjyqësore nr.10.666. Përveç origjinalit të dosjes është edhe mikrofilmi (i pamanipulueshëm dhe i pandryshueshëm) i bërë në vitet ’70. Një dosje tjetër operative në ngarkim të H.Shoshorit është përgatitur një person që rezulton sot babai i një zyrtareje të lartë të Ekzekutivit.

Historia e Shoshorit

Hysen Shoshori nuk ka qenë i denoncuar, por i arrestuar në kushtet e flagrancës. Asnjëherë ndaj tij nuk u vu dyshimi më i vogël se shpërndante trakte. Kjo sepse ai vepronte pothuajse vetëm dhe traktet i ndante personalisht pa ua dhënë të tjerëve. Ai hodhi trakte me përmbajtje antikomunistë nga 4 qershori 1967 deri ditën që u arrestua, më 29 gusht 1974. Veprimtaria e Shoshorit zgjati 7 vjet. Traktet nisën pikërisht ditën e zgjedhjeve për këshillat popullorë. Ai punonte saraç në uzinën e artilerisë. Revolta e tij nis fill pasi pushteti komunist i shtetëzoi një kopsht të vogël, me të cilin ai ushqehej. Ajo ishte protesta e heshtur e një njeriu që denonconte diktaturën komuniste, jetën e keqe dhe vuajtjen e popullit shqiptar.

Polici Dushan H. për këtë ngjarje dëshmon: “Më datën 29 gusht, duke qenë me shërbim me anëtarin e Grupit të Bashkëpunimit Vullnetar, të quajturin Mustafa P., në vendin e quajtur rrugica e ambulancës qendrore…, aty rreth orës 21:15 pashë një person civil, të cilin nuk e njihja. Ai person nuk na shikonte ne, ndërsa ne i shikonim veprimet e tij. Ai duke ecur në rrugicë kthente kokën sa andejkëndej dhe kur u afrua afër nesh që ishte një kthesë, unë pashë se një dorë e mbante në xhepin e pantallonave. Si mori kthesën duke ecur, pashë që nxori dorën nga xhepi, e vuri te goja dhe e lagu me pështymë dhe me të shpejtë e futi përsëri në xhep. Mua këto veprime të tij më lanë të dyshoja dhe e shikova me vëmendje të madhe. Ai porsa futi dorën në xhep, nxori prej andej një letër të bardhë dhe e hodhi në tokë duke vazhduar ecjen normale. Unë menjëherë shkova dhe pashë se çfarë ishte kjo letër që ishte e shkruar me dorë e me përmbajtje armiqësore. Letrën e futa në xhep, i jap sinjalin anëtarit të AGBV-së, Mustafa P., dhe menjëherë vihem në ndjekje të personit që hodhi letrën. Mustafait i them të më sillte biçikletën… I hipa biçikletës dhe e pashë rreth 100 metra në anë të djathtë të rrugës ‘QemalStafa’. Me qëllim që ta kapja e mos krijoja konfuzion, i afrohem duke i takuar rrotën e biçikletës. Lë biçikletën dhe e kap atë duke përdorur sambon, duke i thënë pse më pengove rrugën. Këtë ia thashë me qëllim që të mos dyshonte derisa unë ta mposhtja. Në këtë kohë erdhi edhe Mustafa P., e kapi dhe ai. Me makinë e shoqëruam në Drejtorinë e Punëve të Brendshme. E kontrolluam e në xhepin e pantallonave i gjetëm disa letra të shkruara me germa të mëdha me përmbajtje armiqësore”.

Comments

Submitted by Aleko Bubullima (not verified) on

Zoti Kastriot, je i pa besueshem. Ty te vuri ne ate pune, Sali Berisha, me qellim qe te fallsifikosh te gjitha dokumentat, ku implikohet AI dhe kedo qe te ka dhene porosi personale AI. Disa here ke thene te tilla brockulla dhe nuk e kptoj si nuk te vjen tup. Turp te te vije.Fallsifikator.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.